RSS

Në rast zjarri, mos përdorni Twitter por lajmëroni zjarrëfikësit!

21.06.2009

Foto, Shoqëri

nerastzjarriTwitter u shndërrua në revolucion informativ këto ditë, dhe këtë falë trazirave që ndodhën dhe vazhdojnë në Iran, ku qeveria iraniane nuk lejon që mediat e huaja të raportojnë nga afër për gjëndjen qe po mbretëron atje. Mijëra postime po ndodhin çdo ditë në twitter nga vetë iranianet për të treguar gjendjen aktuale në Iran, dhe kjo është diqka shumë e mirë, pasi e gjithë bota arrinë të mësoj për kaosin dhe torturat që regjimi iranian po bën ndaj popullit të vet.

Në disa raste është më mirë që ne shqiptarët nuk përdorim Twitter aq shumë sa amerikanët dhe popujt e tjerë, por kam frikë se sëmundja “twitter” do vie pakëz më vonë tek ne, sepse kështu ndodhi dhe më virusin e quajtur “facebook” që tani ka infektuar një numër të madh të shqiptarëve që përdorin internetin.


Nëse ju jeni ndër ata pak shqiptarë që shfrytëzoni dhe pëlqeni twitter keni kujdes së jo në të gjitha rastet duhet të përdoret twitter, e sidomos tek ne, që akoma nuk jemi familjarizuar më këtë shërbim. Në rast zjarri, ju lutemi mos përdorni twitter, por lajmëroni zjarrëfikësit ose policinë.

Fotoja e mësipërme është vendosur nëpër disa objekte publike në Amerikë, si paralajmërim për shfrytëzuesit e twitter.