RSS

YouTube shton linkun “click to buy” në video faqet e saj

YouTube një prej video faqeve më të popullarizuara në Internet, ka filluar të shtoj linkun “click to buy” (shqip. kliko për ta ble), në pothuajse secilën video faqe të saj.

Ky lajm u publikua dje pasdite në blogun zyrtar të Google-s, kompani kjo që është pronare e YouTube. Sipas Google, ideja është që më anë të një klikimi, njerëzve t’ju mundësohet blerja e një MP3-shi apo video loje.

Linku i titulluar “click to buy” shfaqet mënjëherë përfundi videos, dhe lidhet më dyqanet e Amazon-it dhe iTunes, ku njerëzit mund të blejnë këngën ose video lojën. Ndërsa për ata përsona të cilët nuk janë të interesuar në blerje, më anë të linkut ata thjeshtë mund të marrin më shumë informacione në lidhje më videon qe janë duke shiquar.

Për momentin, ky shërbim është i mundshëm vetëm për përsonat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ndërsa kompania e vetme e muzikës që është përmëndur, është kompania muzikore “EMI”.  /KosDir Blog/

, , ,