RSS

YouTube prej tani në format të gjerë

Mjafton të shikohen ekranet dhe televizorët e rinj dhe menjëherë është e qartë se formati i gjerë i video dosjeve (anglisht: widescreen) ka marrë primatin ndaj të vjetërve. Këtij trendi sot i është bashkuar edhe shërbimi më i popullarizuar online për shkëmbimin e video materialeve YouTube, duke “zgjeruar” të gjitha video materialet në bazën e vet.

Nën formatet e gjera i vlerësojmë ato që kanë përmasa të faqeve horizontale apo vertikale 16:9 apo 16:10, derisa formati tradicional 4:3 çdo ditë e më shumë po del nga përdorimi.

Natyrisht, shumica e video materialeve në YouTube janë në formatin e vjetër, prandaj në paraqitjen e re do të kanë dy vija të zeza anash. Mirëpo, në YouTube vlerësojnë (që ndoshta edhe e kanë me të drejtë) se ky është një çmim i vogël i cili duhet të paguhet derisa përdoruesit të mësohen me formatin e ri, pas së cilës do të fillojnë të vendosin të gjitha materialet e reja në widescreen.

,