RSS

Yjet botërore fitojnë miliona dollarë brenda vitit

22.10.2008

VIP & Showbiz

Ylli i pop muzikës botërore Madona, me 72 milionë dollarë, i prin listës së 20 yjeve që fitojnë më së shumti brenda një viti, të publikuar nga revista “Forbes”.

Në vendin e dytë është Barbara Streisand me 60 milionë, Celine Dion 45 milionë. Në vendin e katërt renditet këngëtarja seksi Shakira me 38 milionë, e pas saj këngëtarja me trupin e veçantë Beyonce, e cila fiton brenda vitit 27 milionë.
Pas saj, renditen këngëtarja me zë karakteristik Gwen Stefani që fiton brenda vitit 26 milionë dollarë, Christina Aguilera e cila brenda vitit pasurohet me 20 milionë, Faith Hill me 19 milionë, Dixie Chicks me 18 milionë, solistja Mariah Carey me 13 milionë.

Hilary Duf është e 11-ta në listë me 12 milionë, pasuar nga këngëtaret e adhuruara nga gjenerata e re në Kosovë Avril Lavigne dhe Martina Mcbride që fitojnë nga 12 milionë. Kurse këngëtarja problematike Britney Spears fiton 8 milionë dollarë, ndërsa Carrie Underwood dhe Nelly Furtado nga 7 milionë.

Vlera që fitojnë brenda vitit Fergie, Jennifer Lopez, Sherryl Crow arrin në 6 milionë dhe e fundit në listën e 20 yjeve të revistës “Forbes” është Norah  Jones me 5.5 milionë dollarë.

, , , , , , , , , , , , , ,