RSS

WordPress – sepse të gjithë e pelqejnë!

19.04.2009

Webmaster


WordPress është një nga CMS (Content Management System) më të mira që ekziston sot në net. Si një softuer me kod të hapur (open source), WordPress ka fituar disa  çmime shumë prestigjioze dhe sot pas 6 vitëve që kur filloj ky projekt, mijëra vetë përdorin wordpress për krijimin e faqeve të ndryshme, blogjeve informative, faqeve personale, etj.

wordpress-logo

Disa nga arsyet se përse WordPress është kaq i popullarizuar dhe i dashur nga webmasterat anë e mbanë botës janë :

  • thjeshtësi në menagjim dhe publikim të artikujve, informacioneve,
  • qindra shabllone të gatshme dhe totalisht falas mund të gjenden në internet,
  • informacione dhe tutoriale të bollshme për të mesuar më shumë rreth menagjimit dhe zhvillimit të faqeve në platformen WP,
  • mijëra plugins të gatshëm për tu instaluar, që bëjnë të ngrisni në një nivel më të lartë të efikasitetit dhe menagjimit faqen apo blogun tuaj,
  • shumë i dashur nga robotët e motorëve të kërkimit,
  • dhe mbi të gjitha, është falas dhe me kod burimor të hapur, kjo e ka bërë dhe me atraktiv për zhvilluesit dhe webmasterat.

Kohën e fundit kam parë një interesim të webmasterave shqiptar që zhvillojnë faqe dhe blogje në platformen e WordPress, dhe kjo me pelqen jashtë mase, pasi në këtë mënyrë po zhvillohet më shumë interneti shqiptar, dhe kjo ishte arsyeja kryesore se përse unë vendosa të shkruaj për WP.

Disa linqe të domosdoshme:

WordPress.org faqja zyrtare, këtu mund të shkarkoni falas softuerin.

WordPress.org/extend/themes – këtu mund të gjeni qindra shabllone (themes) të gatshme për instalim dhe mbi të gjitha falas.

Kjo ishte për fillim, ndërsa në ditët në vijim do shkruaj më shumë informacione rreth menagjimit, dizajnit, pluginave, programimit, optimizimit etj.

 

Ky shkrim sponzorizohet nga:

KOSOFT – web hosting që pëkrahë dhe WordPress.

, , ,