RSS

WordPress 2.8 tani i mundshëm për shkarkim

12.06.2009

Webmaster


WordPress ka lëshuar online për shkarkim versionin më të ri të wp-logoplatformës softuerike për krijimin e blogjeve – WordPress 2.8 Baker.

Ndryshimi më i madh që duket të jetë bërë në këtë version është mundësia e shfletimit të temave (themes) direkt nga paneli i administrimit. Përmes opcionit Theme Browser, ju mund të specifikoni ngjyrën që dëshironi, sa kolona duhet të ketë tema, pastaj mundësia për të zgjedhur gjerësi fikse apo të ndryshueshme për temë, etj. Pasi të keni gjetur temën që ju përshtatet kriterëve të caktuar nga ana juaj, ju mund të instaloni atë temë (template) direkt nga paneli i administrimit pa pasur nëvojë të shkarkoni fajllat njëherë dhe pastaj t’i ngarkoni në FTP.

Mendoj se kjo është një përparësi e madhe për webmaster, pasi do zvogëloj kohën për të shkarkuar dhe ngarkuar fajllat në FTP. Ky avancim vjen pasi në versionet e fundit u bë e mundur e njëjta gjë për pluginet, gjë që u mirëprit shumë dhe u tregua shumë efektive.

WordPress 2.8 gjithashtu ofron një interfejs të ridizajnuar për widgets, përmirësim në shpejtësi dhe rregullim të më shumë se 790 problemeve të raportuara për versionin 2.7.1.

Për të shkarkuar WordPress 2.8 klikoni këtu.

,