RSS

Windowsi i ri nuk do të irritojë si Vista

Versioni i radhës i Microsoft Windows, softuerit i cili definon përvojën kompjuterike për shumicën e njerëzve, gjoja do t’ua hip nervat më pak sesa paraardhësi i tij shumë i dobët, Vista. Nga Microsoft porosisin se shfrytëzuesit e kompjuterëve do të mund të testojnë versionin e ri qysh në fillim të vitit të ardhshëm.

Prodhuesi më i madh në botë i softuerëve gjithashtu është duke punuar në versionin e ri të Word-it, Excel-it dhe elementeve tjera kyçe të paketës Office, programeve më të rëndësishme të Microsoftit të cilat do të mund të punojnë edhe me anë të shfletues të uebit. Sipas mendimit të ekspertëve, kompania amerikane po tenton të përballet me rivalët si kompania Google, e cila ofron përpunim pa pagesë online të fjalëve dhe shfaqjeve tabelore dhe kështu i kërcënohet qendrave më përfituese të Microsoftit.

Lajmet mbi versionin e ri të Windows dhe paketës së Office janë bërë publike në konferencën për programues të cilën e ka organizuar pikërisht Microsoft.

Sistemi operativ i radhës Windows 7 do tu mundësojë përdoruesve të zgjedhin opsionin i cili do tu sigurojë punë me shumë me më pak alarme dhe vërejtje nga kompjuteri i tyre.

Lajmërimet konstante të cilat paralajmërojnë përdoruesit në rreziqet e sigurisë kanë çmendur shumicën e përdoruesve të Vistas.

Siç merr vesh Associated Press, në Windows 7 janë mbajtur disa nga ndryshimet e theksuara në dizajn, e të cilat për herë të parë janë paraqitur pikërisht në Vista, por karakteristikat tjera të Vistas gjithsesi janë larguar. /Telegrafi/

, , ,