RSS

Windows 7 në Evropë vjen pa Internet Explorer


ripieWindows 7 do të paraqitet në Evropë pa një kopje të Internet Explorer, thuhet në një detaj të paraqitur ditë më parë. Pasi që edhe u konfirmua nga zyrtarë të Microsoft, krijuesit e PC-ve do të duhej të instalojnë një shfletues vetvetiu, duke përfshirë edhe atë të Microsoft, si dhe do të kenë mundësinë që të instalojnë më shumë se një të tillë.

Versioni i ri do të duhej të quhej Windows 7 E dhe do të duhej të dërgohet për shitje në të gjitha vendet Evropiane BE-së, si dhe në Kroaci dhe Zvicër. Për ata që dëshirojnë të shkarkojnë Internet Explorer 8 më vonë në sistemin e tyre, duke pasur parasysh faktin se nuk kanë ueb shfletues, Microsoft planifikon ta ofrojë atë edhe në CD si dhe nëpërmes transfereve FTP.

Lëvizja është një reaksion i drejtpërdrejtë ndaj akuzave të Komisionit Evropian mbi faktin se Microsoft po abuzon me pozitën e saj dominuese në tregun e sistemeve operative duke kërkuar që Internet Explorer të arrijë i para-instaluar, edhe pse rregulla të mëhershme në SHBA kanë kërkuar që Microsoft t’iu mundësojë përdoruesve të vendosin një shfletues tjetër si shfletues kryesor. Microsoft publikisht ka kundërshtuar çështjen e vazhdueshme të antitrustit Evropian, por është duke paraqitur Windows 7 E për t’u siguruar që sistemi i ri operativ të lansohet në Evropë në të njëjtën kohë sikurse në vendet tjera.

Zyrtarët e Komisionit ende nuk kanë reaguar ndaj këtij vendimi, që sipas të gjitha gjasave do të largojë dënimet e mundshme dhe detyrimet për ndryshime në politikën e softuerit. /B.S

,