RSS

Webmaster: Si të indeksoheni më shpejt në Google!

16.05.2009

Webmaster


google_smNë këtë shkrim do ju tregoj mënyrën se si të indeksoheni sa më shpejt në Google me faqen tuaj të sapo krijuar dhe lansuar online.

Shumë prej webmasterave, sapo të lëshojnë një sajt online, shkojnë dhe i bëjnë submit tek Google për indeksim, kjo nuk është e dëmshme por Google nuk ju garanton se sa shpejt dhe kur do të indeksohet faqja juaj, në vend të kësaj regjistroni faqen tuaj në direktori të ndryshme siq janë www.kosdir.com dhe www.direktoria.net, dy nga direktoritë më të mëdha shqiptare, nëse keni artikuj ose ndonjë lajm publikojeni atë tek sajtet e lajmeve shoqërore shqip psh. www.kapsit.com, www.laj.me, www.ngjarjet.com, www.lexoje.com dhe www.votoje.com, nëse faqja e sapo publikuar është faqe zyrtare e ndonjë kompanie, atëherë atë mund ta regjistroni edhe në www.faqeteverdha.biz, dhe të  jeni të bindur se faqja juaj do të indeksohet në google brenda 48-72 orëve.

Tani më siguri jeni duke menduar se e kam shumë gabim për këtë qe sapo lexuat, prandaj po ju jap një shembull nga jeta e përditshme për t’ju ilustruar dhe mbushur mendjen sadopak më atë që lexuat më lartë.

Sipash jush, a është më e lehtë të njoftoheni më një vip person (ose ndonjë vajzë të bukur) vetë duke ju prezantuar atij apo asaj apo nëse më këtë person ju njofton një mik i juaji që tashme është i shumë i njohur edhe për përsonin VIP ose atë vajzën e bukur që e mendoni cdo natë.

Te them të drejten, nëse ju prezanton një person i tretë do ta keni më lehtë se sa t’i drejtoheni vetë dhe t’i luteni përsonit në fjalë për një njoftim,  për këtë mendoj se dhe ju pajtoheni apo jo?! Kështu është dhe me Google.

, , , , , , , , ,