RSS

Webmaster: Google ju ndihmon të gjeni linkat e prishur

Besoj që secili webmaster “profesionist” tashme ka dëgjuar, ose përdorë Veglat për Webmaster të Google-s (Google Webmaster Tools).

Shumë herë me ka ndodhë qe tëk faqja e gabimeve, të gjeja plotë gabime (errors), por nuk arrija te dija se nga ku gjeneroheshin ato gabime, përkatësisht nuk gjeja burimin e gabimeve, dhe kjo me nervozonte pa masë.

Por tani nuk kemi pse te bëhemi me nerva për gjëra të tilla, sepse Google ka njoftuar se edhe ky problem është zgjidhur.

Ashtu siq bëhët e ditur në blogun zyrtar të Google për Webmastera; tek webmaster tools për secilin gabim të gjeneruar ju do të dini edhe adresën e saktë që ka gjeneruar atë gabim, dhe kështu do ta keni shumë lehtë të gjeni dhe te korigjoni lidhjet e prishura.

Për ju që nuk keni provuar akoma këto vegla, klikoni në  linkun vijues:

http://www.google.com/webmasters/tools

Për tu kyqur, përdorni llogarinë tuaj në Gmail, nëse keni një të tillë. Nëse jo, krijoni një shpejt. /KosDir Blog/

,