RSS

Virusi Zeus më i fuqishëm se kurrë

Virusi ZeusVirusi me emrin Zeus i cili vjedh të dhënat bankare të përdoruesve nga kompjuterët e të cilëve ai i infekton është më i fuqishëm se kurdoherë më parë, thonë nga Agjencia për sigurinë e internetit.

Zeus 1.6 hyn në kompjuterë nëpërmes shfletuesve më të popullarizuar të internetit Mozilla Firefox e Internet Explorer, shkruan transmetuesi britanik – BBC.

Virusi vjedh informatat në atë mënyrë që regjistron prekjet në tastierë të përdoruesve në faqet e sulmuara të internetit.

Faqet e internetit të bankave dhe institucioneve tjera financiare janë cak i virusit të rrezikshëm dhe të fuqishëm Zeus. Të dhënat e vjedhura dërgohen në server ku cyber kriminelët i përdorin dhe i shesin ato informata.

“Pritet se versioni i ri i Zeus do të rris dukshëm keqpërdorimet, sepse pothuajse 30 për qind e përdoruesve të internetit në banka përdorin pikërisht shfletuesin Firefox, e virusi po shpërndahet më shpejt se kurdoherë më parë”, ka thënë Amit Klein, drejtor për teknologji në kompaninë Trusteer. /Telegrafi

,