RSS

Viel Glück Vanessa

Kosovarja 14 vjeçare e cila mahniti publikun gjerman me zërin e saj brilant do të filloj sonte finalen e madhe ku do të përcaktohet se kush do të fitoj 100 000 euro, sa i ndan ky festival.

E pyetur në një intervistë për televizionin gjerman RTL, se nëse fiton çka do të bëjë me paratë Vanessa ka thënë “se nëse do të fitoj, do të blej një celular, kurse paratë e tjera do t’i kursej për ndonjë album në të ardhmen’.

“Më pëlqejnë këngëtarët idhuj si Whitney Houston, Leona Lewis apo Christina Aguilera”, ka thënë ajo më herët për revistat gjermane.

Koincidenca më e madhe është se netët finale të këtij festivali fillojnë pikërisht sonte, pra me 28 nëntor Ditën e Flamurit, ditës më historike të shqiptarëve.Andaj i urojmë fat Vanessës. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjajshëm:

Vanesa Krasniqi në finalen e “Das Super Talent” të RTL

Vanesa Krasniqi mahnit me zërin e saj të mrekullueshëm

,