RSS

Vatikani preferon sistemin financiar Islam

13.03.2009

Biznes & Ekonomi

vatikanVatikani ka ofruar sistemin financiar islam për bankat perëndimore, si alternativë për të tejkaluar krizën ekonomike botërore.

Gazeta e përditshme e Vatikanit “L’osservatore Romano” raporton se ky sistem mund të ndihmojë për kalimin e krizës financiare.

“Parimet etike Islame, mbi të cilat janë të vendosura financat, mund t’i ofrojnë bankat më afër klientëve dhe frymës së vërtetë që duhet të ketë çdo shërbim financiar”, thuhet në këtë gazetë.
Claudia Segre, stratege e planifikimit të të hyrave, citohet të ketë thënë në këtë artikull se bankat perëndimore duhet të përdorin mjetet si letrat me vlerë islame të njohura si “sukuk”.

Sipas saj, “sukuk” do të mund të përdorej për të financuar industrinë e veturave apo lojërat e ardhshme olimpike në Londër.

Vatikani e ka përcjellë situatën financiare globale, duke e kritikuar tregun e lirë për rritjen e tepërt në mënyrë jo të duhur gjatë dy dekadave të kaluara.

Papa Benedikti XVI gjatë një fjalimi vitin e kaluar në lidhje me përplasjet e tregjeve financiare ka thënë se “paratë humbin, nuk është asgjë” dhe përfundoi se “realiteti i vetëm i qëndrueshëm është fjala e Zotit”. /Express/

, , , ,