RSS

Vanesa Krasniqi në finalen e “Das Super Talent” të RTL

Vanesa Krasniqi

Vanesa Krasniqi është një nga pesë kandidatët që sërish mbrëmë u kualifikua në finalen e shout të talentëve “Das Super Talent” të televizionit RTL.

Të gjithë kandidatët ndër të cilët edhe kosovarja me pasaportë gjermanë kanë si synim për të arritur finalen. Ajo ka marrë votuat e publikut dhe të jurisë. Në pesëshen e mbetur janë: Vanesa Krasniqi, Kelvin Kalvus, Lucas Wecker dhe Michael Hirte. Ajo ka kënduar këngën “Listen” nga Beyonce.

Vanesa Krasniqi po vazhdon të magjeps dhe emocionojë me zërin e saj publikun gjerman. Juria e kësaj gare është befasuar me zërin e kosovares 13 vjeçe.

Interpretimi i Vanesës ka bërë që njëri nga anëtarët e jurisë, Bruce Darnell, t’i përkulet asaj para këmbëve. “Një yll i madh i muzikës tashmë ka lindur”, ka thënë ai. Menjëherë pas transmetimit të emisionit, videoja e interpretimit të kosovares është publikuar në ueb faqen e njohur www.youtube.com, në të cilën vetëm për tri ditë kanë klikuar 40 mijë persona nga vende të ndryshme, të cilët kanë dhënë komente pozitive për të. (INA)

Artikuj të ngjajshëm:
Vanesa Krasniqi mahnit me zërin e saj të mrekullueshëm

,