RSS

U hodh shorti për çerekfinale të Ligës së kampionëve

20.03.2009

Sport

liga_e-kampioneve_logoNë Nyon të Francës pikërisht dje, në orën 12.00, u bë tërheqja e shortit për rrethin çerekfinal të Ligës së kampionëve, të cilin sipas traditës e udhëhoqi sekretari i përgjithshëm i UEFA-s David Taylor, të cilin e asistoi ambasadori i finales që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” në Romë Bruno Conti.

Nga kupa çifti i parë është nxjerrë Villarreal-Arsenal, ndërsa çifti i dytë Manchester Unitedi pret Porton. Takimi i tretë ka sjellë përballë skuadrat angleze Liverpoolin dhe Chelsean, ndërsa Barcelona në Nou Camp është mikpritëse e Bayernit.  Fituesi nga ndeshja Man. United-Porto në gjysmëfinale do ta presë më të mirin nga takimi Villarreal-Arsenal. Në ballafaqimin tjetër gjysmëfinal do të takohen: Fituesi i ndeshjes Barcelona-Bayern dhe fituesi nga dueli Liverpool-Chelsea, me kusht që ose Barcelonës ose Bayernit do t’i besohet mikpritja e ndeshjes së parë gjysmëfinale. Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 prill. Ndërkaq, ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 28 e 29 prill dhe ndeshjet e kthimit më 7 e 8 maj), para ballafaqimit final më 27 maj në Olimpicun roman.

Çiftet çerekfinale (7 e 8 prill)

Villarreal-Arsenal

Manch.United- Porto

Liverpool-Chelsea

Barcelona-Bayern

/BS