RSS

Top 10 Pluginat për WordPress që ju bëjnë jetën më të lumtur

23.04.2009

Webmaster

Për të gjithë ata që akoma nuk e dijnë se cfarë është WordPress, ju preferoj të lexoni artikullin: WordPress – sepse të gjithë e pelqejnë!

Të them të drejten nuk gjeta një fjalë të mirë në gjuhen shqipe për Plugins, njëherë mendova Shtesat, por prapë vendosa të përdor fjalën anglisht me një shqipërim të lezetshëm (nëse ndonjëri nga ju ka ndonjë ide më të mirë, ju lutemi më sugjeroni), nejse se nuk po e zgjas më shumë dhe po kaloj në temë.

Pluginat për WordPress janë disa pjesë softueri të cilat ju bëjnë jetën më të lumtur webmasterave që adhurojnë WordPress (njër prej të cilëve jam dhe unë).

Mëposhtë po ju rekomandoj 10 shtesat (plugins) për WordPress për të cilat mendoj se do të duhet t’i përdorni në cdo blog.

Ja lista e top 10 pluginave për WordPress:

  1. Akismet – Akismeti është shtesë e vogël dhe e thjeshtë por që më të vertetë bënë një punë të madhe, pasi detekton dhe bllokon pothuajse të gjithë komentet spam të bëra në blogun tuaj. Jorastësishtë e vendosa të parin dhe k ëtë do ju rekomandoja që të  instalonit mënjëherë sapo të publikoni online blogun tuaj.
  2. All in One SEO Pack – Pasi kemi instaluar Akismetin që na largon të gjithë komentet spam, është koha të instalojmë këtë plugin pasi është një nga më të mirë që ekziston deri me tani për optimizimin e blogut tuaj për motorët e kërkimit. Të gjithë e dimë sa ka rendësi që blogu juaj të radhitet sa më lartë në rezultatet e kërkimit në Google, Yahoo, etj, prandaj ju rekomandoj këtë plugin.
  3. Related Posts – Në mënyrë automatike shfaqë disa artikuj relevant më artikullin që është duke u lëxuar. Lista popullohet automatikisht bazuar në përputhjen e fjalëve kyqe aktive/pasive. Funksionon edhe për RSS.
  4. Alsociable – është një plugin i cili shton butonat e Social Media. E veçanta e këtij versioni është se është bër enkas për Shqipëtarët, duke përfshirë në të Social Media si Kapsit.Com, Ngjarjet.Com apo Laj.me. Edhe menuja e Administrimit është e gjitha në gjuhën Shqip (një falënderim i veqantë shkon për Romeon që modifikoj këtë plugin).
  5. Alsociable: Plugin Shqip për WordPress

  6. PHP Code Widget – Ju mundëson që të insertoni tekst të thjeshtë dhe HTML, ashtu siq ju lejon të ekzektoni komanda të ndryshme në php.
  7. Smart YouTube –  në mënyrë të thjeshtë dhe mjaftë të lehtë ju mundëson të insertoni video të ndryshme nga YouTube në postimet, komentet dhe në RSS feed.
  8. Google XML Sitemap – Një plugin shumë i mirë, i cili gjeneron hartën XML (ang. sitemap) për të pasur një indeksim sa më të mirë nga motorët e kërkimit siq janë: Google, MSN, Ask, etj.
  9. Global Translator – Përkthim automatik i blogut në tuaj në më shumë se 20 gjuhë të botës, duke bërë që blogu juaj të mund të lexohet edhe nga vizitor të shteteve të ndryshme që nuk kuptojnë gjuhën blogut tuaj.
  10. WP Ajax Edit Comments – Me ka ndodhë disa herë kur të komentoj në blogje te ndryshme dhe pasi te kem shtypur butonin Dërgo (Komento), shof se kam bërë ndonjë gabim në drejtëshkrim apo ndonjë gabim tjetër edhe me banal, por ky plugin ju mundëson vizitorëve të blogut tuaj që të ndryshojnë komentin që kanë bërë edhe pas një kohe të caktuar.
  11. Feedburner Feedsmith – Ju mundëson të integroni Feedburner feed në blogun tuaj. Feedburner është blerë nga Google,  dhe kjo është dhe një metodë e  mirë për t’i treguar motorit të kërkimit – Google për postimet që publikon në blogun tuaj.

Shpresoj t’ju hyjnë në punë ndonjëri nga këto plugine.  Suksese më blogun tuaj.

, , , , , ,