RSS

Televizoni i bën fëmijët agresiv‏

06.11.2009

Artikuj & Lajme, Edukim


femijet para televizionitNjë studim i ri tregon se fëmijet mbi moshen 3 vjeçare janë shumë agresiv, dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e shikimit të tepërt të televizonit.

Dr Jennifer A. Manganello dhe kolegët e saj shqyrtuan 3128 gra nga 20 qytete të Amerikes që kishin një fëmijë në mes viteve 1998 dhe 2000. Gjatë këtij studimi është vërejtur se fëmijët e moshes tre vjeçarë kanë shiquar më shumë se tre orë televizion në ditë.

Gjithashtu një faktor tjetër i rendësishëm është edhe arsimi i prindërve i cili lidhet me edukimin e fëmijëve, niveli jetës, depresioni tek nëna, etj, të gjithë këto ndikojnë në sjelljen agresive të fëmijëve.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon prindërit që fëmijët e vegjël të mos shikojnë televizion më shumë se dy orë në ditë. Sipas Dr Jennifer A. Manganello fëmijët mund të shohin dhunë në TV, dhe koha që kanë kaluar duke shikuar televizor mund të thotë më pak kohë për edukim si dhe me pak kohë për lexim apo për të luajtur.

Fëmijët mund të shohin dhunë në TV, dhe koha e kaluar duke shikuar televizor mund të thotë kohë e humbur për sjelljet që fëmijët të ndihmojë në zhvillimin pozitiv si leximi apo duke luajtur.

Dr. Manganello rekomandon të gjithë prindërit për të patur parasysh se çfarë shikojnë fëmijët e tyre në TV. /Besa Berisha /Kosdir Blog

, ,