RSS

Sulmi “Spam” bllokon shërbimin për e-mail të Virgin Media

Mijëra klient të kompanisë Virgin Media, për 4 ditë më radhë nuk kanë mundur t’ju qasen email llogarive të tyre, pas një sulmi spam.  Problemi ka prekur kompaninë e cila procesonte pranimin e mesazheve përmes platformës Virgin.net

Të gjithë emailat legjitim u kthyen mbrapa kur sulmi i madhë filloj të martën në mbrëmje.
Më shumë se 200,000 njerëz përdorin shërbimet e Virgin.net, por fatmirësisht vetëm gjysma prej këtyre janë prekur nga sulmi, theksuan në kompani.

Mesazhet e gabimit janë shfaqur kur klientët kanë provuar të kyqen në llogaritë e tyre.  Sipas kompanisë Virgin Media asnjë email nuk është humbur, dhe tani të gjithë klientët mund të kyqen në llogaritë e tyre, por për arsye të numrit të madhë të mesazheve të papranuara të cilat kanë filluar të ridërgohen, mund të ketë vonesa në pranimin e emailave nga disa klientë.  /KosDir Blog/

, , ,