RSS

Stadiumi i Real Madridit, rekord tifozësh

27.10.2008

Sport

Mesatarishr në “Bernabeu” ndesjhet i ndjekin 76.234 spektatorë.

Real Madridi ndodhet përpara Mançester United dhe Borusiës së Dortmundit, ndrësa ekipet e tjera janë më larg. Ky ka qenë verdikti i studimit për sa i takon spektatorëve të pranishëm nëpër stadiumet europiane.

Renditja është hartuar në bazë të pjesmarrjeve mesatare të regjistruara gjatë sezonit të kaluar, 2007-2008, duke llogaritur vetëm ndeshjet e kampionatit. Kështu që rezulton se “Santiago Bernabeu” është stadiumi me më shumë tifozë, me një prani mesatare të tifozëve që prek shifrën e 76.234 spektatorëve. Pak më shumë se Old Traford-i, që ndalet në 75.691 dhe Uestfalenstadion i Dortmundit, i treti me 72.510 vetë.

Stadiumi i Mançester Junajtidit, që kur në vitin 2006 u bënë disa modernizime, ka një kap[acitet pak më të madh se 76.000 vendet, ndrësa stadium ii Realit dhe ai Dortmundit mund të mbajnë deri në 80.000 tifozë. /Sporti Shqiptar/

, ,