RSS

Skenat e dhunës në filma të vizatuar shkaktojnë agresivitet

26.12.2009

Edukim, Shoqëri

Skenat agresive në filmat e vizatuar, siç janë “Scooby Doo” dhe “Pokemon”, por edhe të tjerë, janë po aq të dëmshëm për fëmijët si programet televizive për të rritur, zbuloi sot hulumtimi i ekspertëve amerikanë.

Deri te ky përfundim arritën hulumtuesit e universitetit në Iowa, pas studimeve të kryera, në të cilat zbuluan se fëmijët kënaqen me karakteret e animuara. Psikologët për qëllim studimi kanë studiuar nivelin e dhunës në emisionet e njohura të fëmijëve, dhe si ndikojnë te vajzat prej 10 deri 11 vjeç. Është provuar se emisionet e bëra veçanërisht për fëmijët kanë skena më agresive se sa programet e krijuara kryesisht për të rriturit.

Psikologët thonë se ato tek fëmijët shkaktojnë mendime, ndjenja dhe sjellje agresive, njësoj, nëse jo edhe në shkallë më të madhe se programet televizive të përgatitura për më të rritur.

,