RSS

Sipas Nostradamusit: 2012-a nuk do të jetë fundi i botës

22.11.2009

Shkencë, Shoqëri


2012 - Fundi i botesPo, 2012-a sipas majave, është fundi i botës, por çfarë mendon Nostradamusi?

Pyetja nuk është aq e lehtë, duke qenë së flitet për profeci, por ne e dimë, që kur kemi filluar së foluri për fundin e botës sipas majave. Duke folur për profeci, atëherë është një rast i përshtatshëm për të marrë mendimin e ekspertit më të mirë universal për profecitë ose Nostradamusit, i cili njihej ose si sharlatan, ose më i shkolluari ndër njerëzit, me pak fjalë:  Njeriu i mistershëm të cilit edhe sot në ditët tona i përkushtohen studime serioze ndërkombëtare.

Kështu, është ndërmarrë nisma nga Agjencia Adnkronos që sfidoi Ranucio Boskolon, njëri nga njohësit më të mëdhenj të profecive të Nostradamusit dhe të mësuesit të tij Sigismondo Fanti, autor i “Summa Prophetica”, nga e cila frymëzohet astrologu francez.

Dhe ja se çfarë thotë eksperti. “Më 2012-n nuk do të jetë fundi i botës. Sa herë që janë lëshuar deklarata sensacionale për fundin e botës, gjithmonë janë provuar vetëm flluska sapuni”, – thekson Boskolo. Në veçanti, ai, duke iu referuar tezave të tij, nënvizon një nga citatet që përmbajnë shkrimet e Fantit: “Kur L’Auge del Sol te Bricjapi”. Kjo shprehje shpjegon se “trego diellin më 21 dhjetor”. Nisur që këtu, deduktimi, sipas së cilit “çfarëdo gjëje mund të vijë atë ditë do të jetë e lidhur me diellin dhe çfarëdo efekti astronomik që të vijë mbi planetët e tjerë”. “Ka mundësi që Fanti i referohej një fenomeni astronomik siç mund të jetë një eklips, – thotë Boskolo dhe më tej shton se pas cilës bota duhet të rikthehet në diell. “Shpresojmë që bota do të hapë sytë mbi një realitet tjetër shqetësues”.

E nëse do të mendoni për UFO-t, Boskolo kujton që edhe pse “2012-a korrespondon me 5772 në kalendarin hebraik, një datë e rëndësishme, nga ku mund të verifikohet arritja e përballjes së vërtetë mes Lindjes dhe Perëndimit”. Kështu mund të presim “arritjen e një ekuilibri mes dy blloqeve, pas përballjes së madhe. “Mund të jetë një Lepanto e re”, – shpjegon studiuesi. “Nuk do të jetë e gjitha rozë dhe me lule, por e rëndësishme është të dimë të mbledhim sinjalet e diellit: atëherë kur ka shenja në diell kurrë nuk duhet të merret nëpër këmbë”. /Standard

, , , ,