RSS

Si të shkarkoni videot nga YouTube në formatin Flv, Mpg, Mp3 ose Mp4 ?!

Që të gjithë e dimë se YouTube është një nga web sajtet me arkiven më te madhe të videove në internet, dhe njëherit dhe një video web sajtet më të popullarizuara.

Besoj që shumë herë ju ka ndodhur që një video të publikuar në YouTube, keni dashtur ta ruani në diskun e fortë të kompjuterit tuaj. Për këtë jam mëse i sigurtë sepse shumë shokë me kanë pyetur disa herë për një gjë të tillë, dhe kjo ishte edhe arsyeja përse vendosa të shkruaj këtë artikull. Ka dhe mëyra të tjera për të shkarkuar videot nga YouTube, por mënyra që do t’ju tregoj në vazhdim është padyshim një nga më të lehtat.

Marrim një shembull të thjeshtë:

Nëse dëshironi të shkarkoni Koha e Kometës – Zanfina Ismaili, video kjo që gjendet në këtë url adresë http://www.youtube.com/watch?v=FH86BOHAxgQ , thjeshtë para youtube shtoni fjalën kick, përkatësisht shkruani http://www.kickyoutube.com/watch?v=FH86BOHAxgQ

Opcionet e formatit i zgjedhni në pjesën e sipërme të dritarës, ku mund të zgjedhni nga këto formate: Flv, Mpg, Mp3 ose Mp4, pasi të keni zgjedhur formatin, klikoni pullën: Generate. Pasi te keni shtypur Generate, ju duhet të prisni 2-3 minuta dërisa fajlli të jetë gjeneruar.

Në videon e paraqitur mëposhtë mund të shihni si duhet të shkarkoni një video nga YouTube.

 

Vini Re: Shkarkimi i videove mund të jetë i ndaluar me ligj, prandaj ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për veprimet e juaja dhe ky artikull ka vetëm qëllime mësimi dhe asnjë tjetër.

, , , , ,