RSS

Si te fitoni më shumë lek nga web faqja juaj?!

euroNë këtë artikull do ju tregojmë një mënyrë se si të fitoni lek duke shfaqur reklama në gjuhën shqipe në web faqet tuaja.

Për shumë webmaster shqiptar deri tani ka qenë shumë e veshtirë të fitojnë lek nga web faqet e tyre në gjuhën shqipe sepse disa nga sistemet me të mëdha të marketingut online nuk kanë përkrahur gjuhën shqipe.

Kurse mundësia për të gjetur sponzor të ndryshëm që përkrahin financiarisht projektet e tyre në internet, kanë qenë dhe mbesin shumë të veshtira pasi siq duket bizneset vendore akoma nuk ja dinë rendësinë dhe mundësitë që ju ofron interneti për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre online.

Për të zgjidhur këtë problem, ju mund të regjistroheni si publikues i reklamave në KOSOFT Ads. kosoft_ads

Mirëpo para se të regjistroheni ju duhet t’i lexoni disa rregulla, pasi jo të gjitha faqet do të mund të pranohen si publikues i reklamave.

Mëposhtë po shkruajmë disa prej rregullave kryesore të KOSOFT Ads.

Përmbajtja e faqës

Faqet ku vendosen reklamat e KOSOFT Ads nuk duhet të përmbajnë:

– jotolerance radikale, dhunë, gjëra në lidhje ose kundër ndonje individi, grupi ose organizate,
– pornografi, adult, apo te ngjashme, – përmbajtje piraterie, – barna të ndaluara,
– karakter laik jashte mase,
– kumore ose kazino-përmbajtje,
– tekste tejmase te përseritura,
– që kanë përmbajtje mashtruese apo manipuluese,
– që shesin apo promovojnë armë apo municion (arme te nxehta, thika lufte etj.)
– shesin apo promovojnë produkte te kopjuara ose te imituara nga origjinali në fals,
– shesin apo shpërndajnë diploma apo ese studentore, –
– që kanë përmbajtje ilegale, për aktivitet ilegal, që dhunon( shkele) te drejtat e të tjerëve, etj.
– që është kopjim i punës së dikujt tjetër, përveq në rastet kur një gjë e tillë lejohet nga autori, etj.

Reklamat e KOSOFT Ads gjithashtu nuk mund të publikohen në:

– web faqet e papërfunduara,
– web faqet e ngarkuara se tepermi me reklama tjera,
– web faqet, përmbajtja e të cilave nuk është në gjuhën shqipe, etj.

Nëse web faqja juaj nuk është në kundërshtim më rregullat e lartëcekura (për të gjitha rregullat dhe kushtët klikoni: www.kosoft-ads.com/publikuesit-rregullat.php), atëherë ju mund të regjistroheni në programin e partneritetit me KOSOFT Ads, dhe padyshim që ju do të pranoheni në këtë program.

Për tu regjistruar si publikues i reklamave , ju lutemi klikoni:  www.kosoft-ads.com/ppc-publisher-registration.php, plotësoni të dhënat që kërkohen në formular, kurse si web adresë të sajtit tuaj, shkruani web sajtin më të cilin aplikoni për tu bërë publikues i reklamave.

Pasi ju të jeni regjistruar, dikush nga stafi i KOSOFT Ads, do të shiqoj web faqen tuaj dhe nëse web faqja juaj nuk është në kundërshtim më rregullat dhe politikat e tyre, llogaria juaj do të aprovohet, në të kundërtën llogaria juaj nuk do të aprovohet. Për të dy rastet ju do të merrni një konfirmim për pranim apo mos pranim të kërkesës tuaj në programin e partneritetit.

Pasi të keni pranuar konfirmimin se ju jeni pranuar si publikues i reklamave, ju mund të kyqeni në llogarinë tuaj, dhe pastaj të gjeneroni kodin HTML për publikimin e reklamave.  Më pastaj, vendoseni kodin HTML në pjesën e web faqës ku dëshironi të shfaqen reklamat. Dhe, kaq ishte! Tani secili vizitor i faqës tuaj që klikon në ato reklama, ju fitoni 40% për secilin klikim, nga shuma totale që reklamuesit kanë paguar për atë klikim.

Më të arritur shumën prej 10 euro, ju mund të bëni kërkesë për tërheqjen e parave. Paratë do ju dërgohen në llogarinë tuaj në KosPay.

Dhe përfund një këshillë: Mos klikoni vetë ose mos ju thoni miqve tuaj të klikojnë mbi reklama, pasi kështu ju do të mund të largoheni përgjithmonë nga programi i partneritetit me KOSOFT Ads, dhe nuk do të mund t’i tërhiqni parat e fituara deri në ato qaste.

Besoj se tani keni një arsye më shumë që të kujdeseni dhe të punoni më shumë në web faqen tuaj.

Ju dëshiroj shumë sukses!

, , , ,