RSS

Shqipëria lançon spotin e turizmit në Euro News (Video)

Pas CNN, Shqipëria do të bëjë spot për promovimin e turizmit edhe në rrjetin tjetër prestigjioz, Euro News.

Minitri i Turizmit Ylli Pango tha në një konferencë për shtyp se numri prej 2.7 milionë turistë që kanë vizituar Shqipërinë, gjatë vitit të kaluar, përveç përmirësimit të imazhit të Shqipërisë, konsiderohet dhe si rezultat i transmetimit në kanalet më prestigjoze botërore të spoteve publicitare për turizmin shqiptar.

Sipas ministrit Pango, kostoja e këtij spoti është rreth 16 milionë lekë, sa gjysma e kostos së spotit transmetuar në CNN. Spoti i ri, i titulluar “Shqipëria-pasioni im” zgjat 30 sekonda dhe do të transmetohet 100 herë, në orët më të shikueshme.

Spoti është realizuar nga vetë televizioni Euronews, i cili sipas një sondazhi, për herë të parë, ka një audiencë ditore më të lartë se CNN.