RSS

Shkencëtarët, drejt rrugës për të kuruar kancerin

23.10.2008

Mjekësi

Shkencëtarët kanë zbualuar gene të reja që kanë lidhje më tumorrin në mushkeri.

Shkencëtarët kanë zbualuar gene të reja që kanë lidhje më tumorrin në mushkeri. Revista shkencore “Nature” ka publikuar hartën e genve dhe të mekanizmave molekulare që tregojnë formën më të zakonshme të kancerit në mushkeri.

Rezultati që ka nxjerrë “Sequencing Project”, ka rëndësi të vecantë pasi është mbledhur nga disa grupe kërkimi në shumë shtete të ndryshme të botës.

Në 600 gene të sinjalizuara, shkëncëtarët kanë evidentuar 26 të tilla me mutacione shumë të shpeshta si dhe vunë re edhe disa mekanizma molekulare të përfshire në rritjen e tumorreve.

Me anë të rezultateve të arritura do të mund të bëhet një studim më i mirë i bazave gjenetike të tumorrit dhe me shumë mundësi edhe në të ardhmen do të mund të arrihet të gjenden medikamente të përshtatshme për të kuruar këtë sëmundje. /Top Channel/

, , , ,