RSS

SHBA-të më nuk janë qëndra e trafikut të Internetit

Për një kohë të gjatë SHBA ka qenë qëndra e botës online.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qënë pioner të Internetit në përgjithësi, dhe deri para pak kohe kanë qenë edhe udhëheqës në botë për nga trafiku i zhvilluar në internet.

Numri më i madhë i trafikut i zhvilluar në internet ka kaluar nëpër SHBA në drejtim të shteteve tjera.
Një gjë e tillë i ka dhënë SHBA-së beneficione te ndryshme; siq janë monitorimi i trafikut të internetit që ka shkuar në shtete të ndryshme, me këtë kanë kontrolluar dhe kanë marrë informacione nga më të ndryshmet për të cilat ata kanë qënë të interesuar.

Por ditët kur SHBA ka qenë qendra e botës “Cyberspace” pothuajse kanë përfunduar.
Duke u bazuar në statistikat e Cnet.com, trafiku më i madhë i internetit tani është duke kaluar nëpër shtetet në zhvillim siq janë Kina dhe Korea, të cilat janë duke bërë investime te mëdha në rrjetet telekomunikuese.

Vetëm 10 vjet më parë, SHBA-të kanë qënë përgjegjëse për për më shumë se 70% të trafikut global në internet. Ndërsa sot, vetëm 25% e trafikut ndërkombëtar kalon nëpër rrjetet telekomunikuese të SHBA-ve.

Ekzistojnë disa arsye përse shtetet tjera kanë filluar të zhvillojnë rrugët e tyre telekomunikuese dhe kështu t’ju shmangën rrjeteve ndërlidhëse amerikane.

I ashtuquajturi “Patriot Act” i lejon qeverisë amerikane të ndërpres pothuajse çdo linjë komunikuese në SHBA. Kjo padyshim i vë në situatë të palakmueshme shtetet të cilat kanë ligje tjera, të ndryshme nga SHBA-të.

Por ekzistojnë edhe arsye tjera se përse qëndra e internetit po zhvillohet jashtë SHBA-ve.
Investimet dhe zhvillimi ekonomik luan një rrol të madhë në migrimin cyber-zonës që është duke ndodhur. Ekspertët e telekomunikacionit theksojnë se kompanitë amerikane te telekomunikacionit nuk kanë bërë investime te mjaftueshme në infrastrukturen telekomunikuese, ashtu siq kanë bërë kompanitë në shtetet tjera.

Duke u bazuar në të dhënat e Renesys, organizatë kjo që monitoron kompanitë në fushën e telekomunikacionit, 3 kompanitë që kanë pasë rritjen me të madhe në fushën e telekomunikacionit janë kompani te vendosura jashtë SHBA-ve.

Kompanitë amerikane si AT&T, Verizon dhe Qwest, kanë dështuar në zhvillimin e infrastrukturës së Internetit në krahasim me konkurentët nga vendet tjera të botës.

Në fakt, ekspertët thojnë se përdorimi i Internetit në SHBA ka arritur majën e shfrytëzimit.
Sipas tyre, më shumë se 72% e popullit amerikan dhe kanadez janë shfrytëzues të rregullt të internetit. Kjo do të thotë se SHBA dhe Kanada tani numërojnë më shumë se 240 milion përdorues të rregullt të internetit.

Por në Kinë, vetëm 15% e popullsisë së vendit përdor internetin, kështu që investimet në infrastrukturën telekomunikuese janë pothuajse të nevojshme për të siguruar se Kina në të ardhmen mund të përballoj me sukses rritjen e përdoruesve të internetit.

 

autor:
Besart Bajrami [besartb@kosoft-studio.com]
www.kosoft-studio.com

, , , , ,