RSS

Së shpejti do të mund t’i shkarkoni videot direkt nga YouTube?

YouTube si duket ka vendosur të lejoj përdoruesit të shkarkojnë videot direkt nga sajti.

Ky opcion për herë të parë u shfaq tek video i fjalimit të presidentit të ri të SHBA-së, Barack Obama, adresuar publikut me datë 10 janar 2009.

Tek kjo video do të mund të gjeni linkun e titulluar “Click to Download”, dhe nëse klikoni mbi të, do të mund të shkarkoni videon e Obamas, në kompjuterin tuaj në formatin MP4.

Edhe pse akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga Google, kompani kjo që kohë më parë (viti 2006) kishte blerë YouTube për vetëm 1.65 miliard dollarë, mirëpo sipas Lessig ky opcion pritet të ofrohet tek pothuajse te të gjitha videot tjera.

Mirëpo, YouTube do të ketë disa probleme te mëdha për të zgjidhur para se të lejoj shfrytëzuesit të mund t’i shkarkojnë Videot në kompjuterin e tyre; ndër to janë problemet më të drejtat autoriale si dhe problemin e servimit të reklamave në këto video.

Derisa YouTube të ofroj këtë mundësi, ju mund të shkarkoni videot nga YouTube përmes disa web sajteve tjera, të cilat nuk janë ligjerisht të lejuara.

Kohë më parë patëm shkruar një artikull që ju tregon disa mënyra për të shkarkuar videot nga YouTube. Këtë artikull mund ta gjeni në linkun vijues:

Si të shkarkoni videot nga YouTube në formatin Flv, Mpg, Mp3 ose Mp4 ?!

, , , ,