RSS

Ronaldo: Edhe sezonin tjetër do të luaj për Manchesterin

26.10.2008

Sport

Cristiano Ronaldo ka thënë se ai është një lojtar i Manchester Unitedit edhe me trup edhe shpirt dhe beson se do të qëndrojë në Old Trafford edhe sezonin e ardhshëm.

“Vetëm Zoti e di se çka do të ndodhë në të ardhmen. Mirëpo dua të deklaroj se unë jam lojtar i Manchester United dhe tash besoj se edhe sezonin e ardhshëm do të luaj këtu”.

“Ferguson ka qenë njeriu kyç që ma ka ndërruar mendjen. E respektoj shumë atë, sepse ai ka qenë pikërisht njeriu që më ka transferuar këtu dhe ka qenë personaliteti më i rëndësishëm në gjithçka që kam arritur”.

“Jam lojtar i Manchester Unitedit dhe dëshiroj të tregoj respekt për skuadrën, bashkëlojtarët dhe tifozët, ndërsa tani për tani nuk dëshiroj të flas për skuadra tjera”, i është përgjigjur Ronaldo pyetjeve të gazetës spanjolle “Marca” nëse dëshiron ende të kalojë në Madrid. /Telegrafi/

, , , ,