RSS

Roma e vjetër tashmë mund të gjendet edhe në Internet

Projekti me karakter edukativ, ofrohet nga Gugëll për të gjithë përdoruesit e Internetit që duan të shohin se si ka qenë Roma nga viti 320 para erës sonë.

Shërbimi hartografik i internetit Google Earth ofron që në mënyrë virtuale shfrytëzuesit e internetit mund të udhëtojnë nëpër kohë edhe në vitin 320 para erës sonë. që të vizitojnë Romën e vjetër. Programi mbështetet në projektin virtual të përgatitur nga akademikë amerikanë dhe italianë.

“Kjo kopje virtuale e gjallëron historinë e Romës në një formë tre dimensionale. 400 milion shfrytëzues të Google Earth mund të hyjnë në forumin e Perandorisë ose madje në cirkun Maksimus dhe të paramendojnë Ben Hur-in , të gjithë ato punë hipotetike tani mund ti përjetojnë shumë më realisht edhe në Google, në realitet mund të shihen shumë më tepër pamje nga Roma se sa në Itali”, deklaroi Michael T. Jones, hefi teknologjik i Google-it.

Xhons thotë se Roma antike është vetëm një nga seritë e projektuara të Google-it që kanë karakter arsimor, e jo fitimprurës.

Aktualisht, Google është midis kompanive kryesore botërore për kërkim në internet.  /ALSAT-M/

, , , ,