RSS

Reklamat mund t’i hutojnë fëmijët

22.11.2008

Edukim

Ekspertët paralajmërojnë se vetëm pas moshës dyvjeçare, fëmija mund të shikojë televizor deri një orë kohë në ditë, dhe atë program kualitativ e edukues, i cili do të nxisë interesimin në të në mënyrë të pranueshme, sepse fëmijës shumë lehtë i interesojnë gjithçka që shfaqet në televizion.

Fëmijët më të rinj se dyvjeçarë nuk do të duhej të shikojnë në çfarëdo ekrani, këshillon shoqata e pediatërve amerikanë. Posaçërisht ekranin televiziv, sepse kompjuteri dhe DVD-ja vetëm “e pengojnë” zhvillimin e fëmijës në vitet që janë jetike, ndërsa në programet televizive, paraqiten përmbajtje të ndryshme të cilët munden në kohë të gjatë të futen në vetëdije. Studimi paralajmëron edhe në shikimin e reklamave. Në të vërtetë, fëmijët deri në moshën 10 vjeçe, shikojnë 10 mijë reklama, të cilat u ngulisin paragjykime, i nxisin në ngrënien e ushqimit jo të shëndoshë dhe i largojnë nga shokët dhe shoqërimet.

Sipas studimit amerikan, rreth 84 për qind e fëmijëve përcjellin reklama në televizion, ndërsa 58 për qind e përqendrojnë vëmendjen në afishet e mëdha. Edhe fëmijët shumë të vegjël, nga prindërit kërkojnë pikërisht etiketa të caktuara të mallrave, ndërsa mbi gjysma e tyre rroba të ngjashme me ato të cilat i veshin idhujt e tyre në TV.

Ju zgjidhni programin të cilin fëmijët e shikojnë
Ekspertët paralajmërojnë se vetëm pas moshës dyvjeçare, fëmija mund të shikojë televizor deri një orë kohë në ditë, dhe atë program kualitativ dhe edukues, i cili do të nxisë interesimin në të në mënyrë të pranueshme, sepse fëmijës shumë lehtë i interesojnë gjithçka që shfaqet në televizion.

Edhe më keq se mbirja e dëshirës për prodhimin e caktuar, janë efektet anësore. Pasi nuk mund të dallojnë realen nga bota imagjinare, fëmijët porositë në reklama i kuptojnë fjalë për fjalë. Reklamat të cilat përdoren me humor të bazuar në stereotipa se shtatzënat janë të ‘çmendura’, se vetëm gratë lajnë rrobat, ndoshta jo në mënyrë direkt do ta ndryshojnë pikëpamjen e fëmijës për botën, por do të futet në nënvetëdije. Sepse fëmijët botën përreth vetes e thithin si sfungjer.

Ekspertët një theks të veçantë e vënë në reklama. Në reklama ata do t’i tërheqin ngjyrat dhe këngët të cilat mbahen lehtë në mend. Mirëpo, reklamat do t’i hutojnë dhe shokojnë ata. P.sh., fëmija nuk mund t’ia sqarojë vetes bakteret të cilat janë paraqitur si krijesa simpatike, ndërsa mamaja u thotë atyre se bakteret janë të dëmshme. Pastaj njerëzit që shndërrohen në robot.

Për fëmijët më të rritur, janë shumë të rrezikshme reklamat që janë të dedikuara për të rritur, sepse ato kryesisht në mënyrë të gabuar e tregojnë botën. Për këtë arsye, prindërit përveç ngulitjes së shprehive kualitative të shikimit të televizionit, duhet sa më shpesh që është e mundur të shikojnë televizor me fëmijët, t’i pyesin për mendim dhe t’ua sqarojnë atyre se si reklamat janë krijuar vetëm për të mashtruar.

Gjithmonë pyeteni çka dhe pse e shikon
Përveçqë do të tregoni interesim, nëse fëmijën e pyesni çfarë shikon dhe pse, do të mund ta vlerësoni më lehtë se si e përjeton programin dhe nëse e shikon vetëm se nuk ka punë tjetër më të mençur apo emisioni me të vërtetë i intereson.

Fikeni televizorin nëse nuk e shikon askush!
Nëse televizori qëndron i ndezur vetëm si një zhurmë prapaskene, fëmijën do ta tërheqin fotot me ngjyra. Përveçqë do ta largojë nga shoqërimet, loja dhe aktivitetet e tjera që i përkasin moshës së tij, kjo është mënyra më e lehtë që fëmija të shohë përmbajtje që nuk janë të dedikuara për të. Po ashtu, ai do ta fitojë shprehinë ta ‘mbysë’ kohën para televizorit, në vend që të lexojë, të dalë me shokë etj.

Gjatë kohës së ngrënies, nuk ka televizor
Duke vështruar televizorin, fëmija ha më shumë, ndërsa më pak kënaqen në ushqim. Përveç kësaj, shujta shpesh është rast i rrallë që e tërë familja të shoqërohet. Edhe nëse vetëm ha, vetëm mësojeni fëmijën që mos ta shikojë TV-në.

Gjithmonë bëni pyetje
Duke deshifruar reklamat, mund të zvogëlohet ndikimi i tyre në fëmijët. Pyetjet si “pse të pëlqen kjo?’, “Mendon se kjo duket sikur në reklamë”, apo “të duket kjo si një zgjidhje e mirë”, do ta shtyjë fëmijën që vetëm ta kuptoj reklamën.

Identifikimi me heronjtë e animuar
Shumica do ta kuptojnë se super-heronjtë dhe karakteret e animuar, nuk janë të vërtetë, por fëmijët parashkollorë vështirë i dallojnë botët nëse të imagjinarit u ngjajnë të vërtetëve. P.sh., fëmija mund të thotë: “Kjo është e vërtetë, sepse heroi e ka qenin sikur timin!”.

Fëmijët i “shesin edhe veturat”
Edhe pse nuk janë një treg i shënjuar, fëmijët janë një mjet i rëndësishëm marketingu. Çdo prind do të japë tërë nga vetja, në mënyrë që fëmija i tij të jetë i sigurt, kështu që fëmijët përmes reklamave “shesin” vetura, detergjente etj, duke transmetuar kështu porosinë: “Nëse nuk e blini këtë, jeni prindër i keq”.

Reklamat ndryshojnë përjetimin e botës
Pasi kanë ngrënë dy hamburgerë identikë, fëmijët kanë thënë se më i shijshëm ishte ai që ishte paketuar në ambalazh origjinal. Vetëm pse reklamat i kanë bindur se hamburgeri i tillë, është më i miri. /Kosova Sot/

, , , , , ,