RSS

Real Madridi deklason Sporting Gijonin

25.09.2008

Sport

Real Madrid ka deklasuar ekipin e porsapromovuar nё La Liga, Sporting Gijon, duke e mposhtur me rezultat tё thellё 7-1, derisa Van der Vaart shёnoi hat-trick.

Kampioni i La Ligёs, arriti tek fitorja me anё tё shtatё golave, tre nga tё cilat i shёnoi Rafael va nder Vaart. Holandezi u dëshmua si përforcim i qёlluar pёr mbretërit, duke hapur rezultatin nё minutën e 18-tё dhe pastaj duke e dyfishuar nё minutën e 33-tё. Katёr minuta mё pas, Higuain çoi avantazhin e Realit nё 3-0.

Edhe serinё e golave tё pjesës sё dytё e filloi Van der Vaart, duke shёnuar qё nё fillim golin e katërt tё Realit dhe tё tretin tё tij nё kёtё ndeshjes (47’). Nё pjesën e dytё, Roben realizoi golin e pestё tё Realit (52’), ndërsa Mateo vetëm sa arriti ta lehtësojё ca, duke shёnuar tё vetmin gol tё mysafirёve, dy minuta mё pas (54’).

Kapiteni i Realit, Raul, mё nё fund filloi tё gjejё rrjetën edhe kёtё sezon, duke shёnuar dy golat e fundit (59’ dhe 64’) dhe duke vulosur rezultatin.

Villarreali kryeson pёr momentin nё tabelën e La Liga me 10 pikё, i ndjekur nga Real Madridi dhe Atletico Madridi me nga 9 pikё.

Pamje nga ndeshja nё fjalё:

, ,