RSS

Real Madrid skuadra më popullore për sezonin 2007/08

31.10.2008

Sport

Real Madrid është skuadra më popullore për momentin në Evropë. Kjo për faktin e galaktikët janë ndjekur nga mesatarisht 76 mijë shikues në ndeshjet që kanë zhvilluar në stadiumin e tyre “Santiago Bernebeu”.

Lajmi ëhstë bërë i ditur nga uebsajti i www. european-football-statistics, në të cilin është publikuar një listë me 50 klubet që kanë tërhequr më shumë tifozë gjatë sezonit të fundit 2007-2008.

Real Madrid kryeson këtë top-istë falë edhe abonimeve të shumta që pati bërë që para fillimit të sezonit futbollistik.

Pas tij, në renditje vjen Mançester Junajtidit, skuadër, e cila ka një mesatare prej 75 mijë tifozësh. Ndërsa në vend të tretë është Borusia e Dortmundit në Bundesligën Gjermane.

Në fakt duhet theksuar se në një mesatare të përgjithshme skuadrat gjermane predominojnë në këtë renditje. Vetëm në këtë top-listë janë 13 skuadra (Dortmund, Bajern, Schalke, Hamburg, Shtutgart, Frankfurt, Hertha, Nyrenberg, Verder Bremen, Hanover) nga ku tre prej tyre madje kanë milituar sezonin e kaluara në Kategorinë e Dytë (Mynshengladbah, Këln, 1860 Munich).

Ndërkohë që në vendin e pestë është Barcelona, tifozët e së cilës kanë qenë më të paktë në stadium kjo edhe për lojërat jo fort produktive të kësaj skuadre sezonin e kaluar. Ndërkohë, që për të parë një italiane duhet të shkojmë tek vendi i 9-të i okupuar nga Milani.

Për sezonin 2007-2008 kuqezinjtë e Karlo Ançelotit janë ndjekur nga mesatarisht 56 mijë tifozë. Ndërkohë që ky numër pritet të rritet mjaft për këtë sezon duke parë se vetëm abonime në fillim të 2008-2009 kjo skuadër ka pasur më shumë se 46 mijë.

Përsa i përket ekipeve franceze, Marseja e Lorik Canës rezulton të ketë më shumë tifozë. Kjo skuadër është ndjekur nga mesatarisht 52 mijë shikues në “Velodrome”, shtëpia e Olimpik Marsejës. Veç dominimit gjerman edhe në këtë dhjetëshe, gjejmë edhe Njukastëllin, Interin, Rejnxhers, Ajaksin, Atletikon e Madridit dhe Fejenordin. Top-50 mbyllet nga Zaragoza, e cila u mbështet nga goxha tifozë e saj (rreth 30 mijë), por pa mundur që t’i shpëtonte rënies nga kategoria.

Renditja

Nr. Skuadra (shteti) Mesat/tifozë
1. Real Madrid (Spanjë) 76,234
2. Mançester Und (Angli) 75,691
3. Dortmund (Gjermani) 72,510
4. Bajern (Gjermani) 69,000
5. Barcelona (Spanjë) 67,560
6. Schalke (Gjermani) 61,274
7. Arsenal (Angli) 60,070
8. Sëlltik (Skoci) 56,677
9. AC Milan (Itali) 56,642
10. Hamburg (Gjermani) 55,368
11. Marsejë (Francë) 52,601
12. Njukastëll (Angli) 51,321
13. Inter (Itali) 51,211
14. Shtutgart (Gjermani) 50,447
15. Rejnxhers (Skoci) 49,143
16. Ajaks (Holandë) 49,125
17. Frankfurt (Gjermani) 48,324
18. Hertha (Gjermani) 45,438
19. Atl. Madrid (Gjermani) 45,253
20. Fejenord (Holandë) 44,618
21. FC Këln (Gjermani) 43,741
22. Liverpul (Angli) 43,532
23. Nyrenberg (Gjermani) 43,451
24. Sunderland (Angli) 43,344
25. Man. Siti (Angli) 42,126
26. Çelsi (Angli) 41,397
27. Napoli (Itali) 40,780
28. Valencia (Spanjë) 40,711
29. Mynshengladbah (Gjermani) 40,427
30. Verder Breme (Gjermani) 40,308
31. Hanover (Gjermani) 40,233
32. Aston Vila (Angli) 40,029
33. Sevilja (Spanjë) 39,553
34. Fenerbahçe (Turqi) 39,542
35. FC Porto (Portugali) 38,632
36. Benfika (Portugali) 37,558
37. Betis (Spanjë) 37,421
38. O. Lion (Francë) 37,297
39. AS Roma (Itali) 37,276
40. Everton (Angli) 36,955
41. Paris SG (Francë) 36,947
42. Ath. Bilbao (Spanjë) 36,263
43. Totenham (Angli) 35,967
44. 1860 Munich (Gjermani) 35,071
45. RC Lens (Francë) 34,654
46. Uest Ham (Angli) 34,601
47. PSV Eindhoven (Holandë) 33,512
48. Derbi (Angli) 32,432
49. Fiorentina (Itali) 31,387
50. Zaragoza (Spanjë) 30,711

, , , , , , , , , , , , , ,