RSS

Real Madrid ofron 18 mil. funte për Santa Kruzin

26.12.2008

Sport

Trajneri i ri i Blekburnit, Sem Ollardajs, mund të ketë kokëçarje të madhe për shkak të interesimit të Real Madridit për futbollistin më të mirë të skuadrës së tij, Santa Kruz. E përditshmja britanike “Mirror” shkruan se Reali i ka ofruar Blekburnit 18 milionë funte për sulmuesin 27-vjeçar paraguaian, Roke Santa Kruz, i cili është vënë edhe në shënjestër të Mançester Sitit.

Në fakt, trajneri i Sitit, Mark Hjuxh edicionin e kaluar e drejtoi Blekburnit dhe pati rast të njoh mirë me mundësitë dhe potencialin e Santa Kruzit, i cili në Blekburn ka kaluar nga radhët e Bajernit të Munihut. Megjithatë, interesimi i Realit mund t’i prish planet e Sitit, siç ishte rasti edhe me futbollistin e kombëtares franceze të Porsmuthit, Lasana Diarrën.

Francezin e dëshiruan si Reali ashtu edhe Siti, por në fund ai vuri nënshkrimin mbi kontratën e “klubit mbretëror” për thuajse 19 milionë funte. Santa Kruz është i njohur me interesimin e Realit dhe ka dhënë sinjale të qarta se dëshiron të kalojë tek klubi spanjoll.

Reali para disa javës ka blerë një sulmues (holandezin Klas Huntelar), por duket se drejtuesit e këtij klubi ende nuk janë të kënaqur me potencialin e skuadrës në sulm.

,