RSS

Projekti 10^100: Jepni voten tuaj për idenë më të mirë


Projekti 10^100: Jepni voten tuaj për idenë më të mirëQëkur Google bëri publik këtë iniciativë, ne ju kemi informuar për secilin detal të mundshëm për këtë projekt global.

Për ata që nuk e dinë cfarë është ky projekt, po bëjmë një rezyme të shkurtër:
Projekti i Google i emëruar “10^100″ ishte në kërkim të idesë e cila do t’i ndihmojë njerëzimit dhe atë do ta shpërblejë me 10 milionë dollarë.

Të drejtë për pjesëmarrje në garë kanë pasur të gjithë ata persona të cilët idetë e tyre i kanë dërguar deri më 20 tetor të vitit të kaluar në formatin tekstual apo video. E gjithë kjo është bërë me rastin e kremtimit të ditëlindjes së dhjetë Google, gjoja, bota do të bëhet më e mirë se që ishte dje.

Në këtë projekt, patën konkuruar hiq më pak se 150 mijë ide të ndryshme.

Të gjitha këto ide, 150 mijë gjithsejt të dërguara në 25 gjuhë të ndryshme janë analizuar nga kompania Google një nga një, dhe si ide më të mira janë zgjedhur 16 ide te ndryshme te cilat do të mund të ndryshojnë botën ku ne jetojmë.

Nga këto 16 ide, me votën e të gjithëve (duke aluduar dhe në votën tuaj), do të zgjedhen 5 idetë fituese, ide këto që do të shpërblehen me nga 2 milion dollar secili.

Për të parë 16 idetë më të mira të seleksionuara nga gjithsejt 150 mijë sosh, dhe për të dhënë voten tuaj për idenë më të mirë, ju lutemi klikoni:
http://www.project10tothe100.com/vote.html

,