RSS

Prindërit kundër përrallave tradicionale: Janë diskriminuese

07.01.2009

Edukim

LONDËR- “Hirushja është e detyruar të lajë e të pastrojë gjithë ditën, kurse Borëbardha ofendon miqtë e saj, duke i quajtur xhuxhë”. Në këtë mënyrë prindërit censurojnë përrallat. Sipas një sondazhi të bërë në 3 mijë prindër, shumica e tyre i konsiderojnë ato të padrejta. “Janë shumë të trishtueshme dhe ne nuk i lexojmë më për fëmijët”-kanë thënë ata.

Në këtë mënyrë klasiket e vëllezërve Grimm ose Perrault, deri tani shumë të dashura për fëmijët rrezikojnë të zhduken nga dhomat e të vegjëlve.

“Borëbardha dhe 7 xhuxhët” është një nga historitë më të kontestuara. Një prind në 10 të pyetur mendon se titulli i përrallës, që tregon një princeshë që urrehet për shkak të bukurisë së saj nga shtriga, nuk është e ndërtuar në mënyrë korrekte. “Ka nevojë të modifikohet”- thonë prindërit.

Por Borëbardha dhe Hirushja janë gjithsesi në shoqëri të mirë. Sipas një sondazhi të bërë nga sajti TheBabyWebsite.com, 66 për qind e mamave dhe baballarëve mendojnë ende se Bukuroshja e fjetur, Hansel e Gretel si dhe Pinoku i japin fëmijëve të tyre mesazhe të mira morali. Por, për fat të keq, shumë të tjerë i konsiderojnë ato të papranueshme për t’ua lexuar fëmijëve para se ti vënë në gjumë. Të shohësh një vajzë të vogël që kapet nga një ujk i keq që i ha të gjyshen, nuk ndihmon sigurisht në ëndrrat e mira të fëmijëve. Për 17% të të intervistuarve duhen evituar letërsi të këtij tipi për të mos krijuar inkube të frikshme tek të vegjlit.

“Përrallat të shpien në një botë që stimulon fantazinë”- thotë një nga zëdhënësit e sajtit TheBabyWebsite.com . “Fëmijët i duan përralla të tilla dhe është e padrejtë që prindërit e sotëm i shmangen historive që për shekuj i janë treguar të vegjëlve në gjithë botën”. /Shekulli/

, , , ,