RSS

Plasticiteti i trurit-aftësi fascionante e adaptimit

22.09.2008

Mjekësi

Organizmi i njeriut është organizmi më i durueshëm dhe më fascionant ne natyre. Sidomos është interesant truri i njeriut dhe vetia me fascinante e tij është plasticiteti. Bëhet fjalë për aftësinë e trurit që të adaptohet në përvoja dhe në situata të reja.

Duke mësuar dhe duke fituar përvoja të reja, truri ynë i riorganizon rrugët e qelizave nervore në tru. Mu plasticiteti i trurit i mundëson trurit t’i kompenzojë dëmtimet  e krijuara si pasojë e lëndimeve dhe sëmundjeve, respektivisht të adaptohet me to.
Zgjatimet e qelizave nervore mund të lidhen me neuronet e padëmtuara dhe kështu krijohen rrugët e reja nervore të cilat mund ta kryejnë funksionin e caktuar.

Prandaj nëse dëmtohet një hemisfere e trurit, tjetra mund t’i marrë një pjesë të funksioneve të saj.
Mirëpo që të lidhen neuronet ato duhet të stimulohen me aktivitete, sic është mbajtja mend e numrave të telefonit, e fjalëve te reja, zgjedhja e fjalëkryqeve etj.