RSS

Plani i G7-ës për të luftuar krizën

12.10.2008

Biznes & Ekonomi

Ministrat e financave të Grupit të Shtatë vendeve më të pasura të botës kanë premtuar që të ndërmarrin veprime vendimtare si dhe të përdorin të gjitha mjetet për të mbrojtur bankat kryesore institucionet financiare nga dështimi.

Duke e shpallur planin pesëpikësh për të luftuar krizën aktuale financiare globale, ministrat thanë se do të ndihmojnë mbarëvajtjen e kredive dhe se do mbështesin përpjekjet e bankave për të gjetur të holla dhe për të ringjallur tregun e kredive.

Pas takimit, skeretari amerikan i Thesarit, Henry Paulson, tha se administrata e Bushit tani do të zbatojë planin që qeveria të blejë aksionet në institucione private financiare.

President Bush pritet të takojë ministrat e G 7-ës dhe zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të diskutuar krizën.

, ,