RSS

Përse SMS-të kanë 160 karaktere?

08.05.2009

Kuriozitete

sms-160karaktere Mesazhet nëpërmjet celularëve janë të pandarë nga jeta jonë  Shumë prej nesh hasin vështirësi për ta kufizuar mesazhin që do dërgojmë me SMS deri në 160 karaktere.

Sikur të mos ishte ai kufizim prej 160 karakteresh, s’do ishim të detyruar të shkurtonim përmbajtjen apo të shpreheshim me simbole.

Por a ju ka shkuar mendja vallë përse është ky kufizim prej 160 karakteresh? Pse jo 150, apo 200, por 160? Me siguri keni menduar se kjo ka të bëjë me një domosdoshmëri teknike. Por e vërteta është ndryshe. 160 karakteret s’kanë aspak të bëjnë me një domosdoshmëri teknike. Të gjithë fajin për këtë kufizim prej 160 karakteresh e ka gjermani Friedham Hillebrand.

Në vitin 1985, specialisti i komunikimit Friedham Hillebrand dhe disa kolegë të tij kishn një detyrë të vështirë. Misioni i tyre ishte të formonin standardin në lidhje me tekstet e mesazheve që do të paraqiteshin në ekranin e celularëve. Hillebrand duhet të përcaktonte se sa karaktere nevojiteshin maksimalisht për të shkruar një mesazh. U ul në krye të daktilografit dhe nisi të shkruante. Mbushi një faqe të madhe me shënimet apo pyetjet e rastit që mund të shkruajë një person në një mesazh të shkurtër. Pastaj i lexoi nga fillimi të gjitha. Sipas gjykimit të tij, 160 karaktere ishin mëse të mjaftueshme për çdo person. Qyshprej asaj dite, 160 karakteret u pranuan si standard në tekstet e mesazheve. /Gazeta Start