RSS

Sipas Nostradamusit: 2012-a nuk do të jetë fundi i botës

Sun, Nov 22, 2009

5 Komente


2012 - Fundi i botesPo, 2012-a sipas majave, është fundi i botës, por çfarë mendon Nostradamusi?

Pyetja nuk është aq e lehtë, duke qenë së flitet për profeci, por ne e dimë, që kur kemi filluar së foluri për fundin e botës sipas majave. Duke folur për profeci, atëherë është një rast i përshtatshëm për të marrë mendimin e ekspertit më të mirë universal për profecitë ose Nostradamusit, i cili njihej ose si sharlatan, ose më i shkolluari ndër njerëzit, me pak fjalë:  Njeriu i mistershëm të cilit edhe sot në ditët tona i përkushtohen studime serioze ndërkombëtare.

Kështu, është ndërmarrë nisma nga Agjencia Adnkronos që sfidoi Ranucio Boskolon, njëri nga njohësit më të mëdhenj të profecive të Nostradamusit dhe të mësuesit të tij Sigismondo Fanti, autor i “Summa Prophetica”, nga e cila frymëzohet astrologu francez. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Televizoni i bën fëmijët agresiv‏

Fri, Nov 6, 2009

0 Komente


femijet para televizionitNjë studim i ri tregon se fëmijet mbi moshen 3 vjeçare janë shumë agresiv, dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e shikimit të tepërt të televizonit.

Dr Jennifer A. Manganello dhe kolegët e saj shqyrtuan 3128 gra nga 20 qytete të Amerikes që kishin një fëmijë në mes viteve 1998 dhe 2000. Gjatë këtij studimi është vërejtur se fëmijët e moshes tre vjeçarë kanë shiquar më shumë se tre orë televizion në ditë.

Gjithashtu një faktor tjetër i rendësishëm është edhe arsimi i prindërve i cili lidhet me edukimin e fëmijëve, niveli jetës, depresioni tek nëna, etj, të gjithë këto ndikojnë në sjelljen agresive të fëmijëve. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Telefonia celulare, sa shumë po rritet, pavarësisht krizës

Sun, Oct 25, 2009

0 Komente

telefonat mobilTelefonia celulare dhe përdorimi i internetit kanë njohur rritje të ndjeshme, me gjithë krizën ekonomike. Rajoni me rritjen më të shpejtë është Evropa Lindore.

Recesioni global ka pasur ndikim negativ në shumë degë të ekonomisë, por një prej tyre ka treguar qëndrueshmëri – teknologjia e informacionit.

Gjithnjë e më shumë njerëz pajisen apo blejnë telefona të rinj celularë dhe kanë qasje në internet. Madje, një nga rajonet me rritjen më të madhe në këto fusha është Evropa Lindore dhe vendet e dala nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Sipas një raporti të UNCTAD-it, agjenci e Kombeve të Bashkuara, deri në fund të vitit 2008 ka pasur 4 miliardë kontrata telefonash celularë. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Hakerat shumë shpejt mund të kontrollojnë trurin tonë?!

Wed, Oct 21, 2009

0 Komente


hakerat-interneti-truriHakerat që marrin kontrollin e kompjuterit konsiderohen negativë. Tani shkencëtarët shqetësohen se një ditë ata do përpiqen të na marrin kontrollin e trurit.

Në vitin e kaluar, kërkuesit kanë zhvilluar teknologji që mundësojnë përdorimin e mendimeve për të operuar një kompjuter, të manovrohet një karrige me rrota ose të përdoret edhe Twitter – gjithçka pa lëvizur asnjë gisht. Por teksa pajisjet nervore bëhen më të komplikuara – dhe bëhen pa fije – disa shkencëtarë thonë se rreziqet e “piratimit të trurit” duhen konsideruar seriozisht.

“Pajisjet nervore po zhvillohen me shpejtësi shumë të lartë, dhe kanë një premisë shumë të mirë për të ardhmen” thotë eksperti për sigurinë kompjuterike Tadayoshi Kohno i Universitetit të Uashingtonit. “Por nëse nuk fillojmë që tani të kujdesemi për sigurinë mund të gjendemi pas 5 a 10 vitesh duke thënë se kemi bërë një gabim shumë të madh.”
(more…)

Lexo artikullin e plote...

Lotaria amerikane, kerkesat dhe afatet e aplikimit

Mon, Oct 5, 2009

2 Komente


Green Card amerikaneLotaria amerikane “U.S program of Green Card 2011 ka celur procedurat per aplikim.

Sipas informacioneve zyrtare te dhena nga Departamenti i Shtetit ne uebsajtin ne internet, njoftohen te gjithe te interesuarit per afatet qe duhet te respektojne, per kriteret, menyren e plotesimit te formularit, si dhe metoden me te mire per te paraqitur nje foto sa me te mire shoqeruese.

U.S Program of Green Card 2011, sipas ketij programi parashikohen te jepen viza emigrimi per rreth 50 000 persona sipas nje perzgjedhjeje te rastesishme te kompjuterit. Aplikimi duhet te behet vetem ne faqen zyrtare te emigrimit kombetar amerikan. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Zbavituni më lojën: Gjeni ndryshimet

Mon, Oct 5, 2009

3 Komente

A mund të gjeni ndryshimet në këto foto?

Lexo artikullin e plote...

Projekti 10^100: Jepni voten tuaj për idenë më të mirë

Tue, Sep 29, 2009

0 Komente


Projekti 10^100: Jepni voten tuaj për idenë më të mirëQëkur Google bëri publik këtë iniciativë, ne ju kemi informuar për secilin detal të mundshëm për këtë projekt global.

Për ata që nuk e dinë cfarë është ky projekt, po bëjmë një rezyme të shkurtër:
Projekti i Google i emëruar “10^100″ ishte në kërkim të idesë e cila do t’i ndihmojë njerëzimit dhe atë do ta shpërblejë me 10 milionë dollarë.

Të drejtë për pjesëmarrje në garë kanë pasur të gjithë ata persona të cilët idetë e tyre i kanë dërguar deri më 20 tetor të vitit të kaluar në formatin tekstual apo video. E gjithë kjo është bërë me rastin e kremtimit të ditëlindjes së dhjetë Google, gjoja, bota do të bëhet më e mirë se që ishte dje.

Në këtë projekt, patën konkuruar hiq më pak se 150 mijë ide të ndryshme.

Të gjitha këto ide, 150 mijë gjithsejt të dërguara në 25 gjuhë të ndryshme janë analizuar nga kompania Google një nga një, dhe si ide më të mira janë zgjedhur 16 ide te ndryshme te cilat do të mund të ndryshojnë botën ku ne jetojmë. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Britanikët prenotojnë në Shqipëri për vitin 2010

Thu, Sep 24, 2009

1 Koment


Britanikët prenotojnë në Shqipëri për vitin 2010Operatorët britanikë janë duke u përgatitur për një ekspansion të turizmit në Shqipëri, për vitin që vjen. Ndonëse sezoni turistik i këtij viti është mbyllur, agjencitë britanike i kanë bërë gati paketat dhe guidat për në mot.

Sipas agjencisë turistike britanike “Holiday Options”, programet e udhëtimit në Shqipëri do të përfshijnë grupe të vogla turistësh, të cilat mendohet të akomodohen në plazhin e Durrësit. (more…)

Lexo artikullin e plote...
Older Entries Newer Entries