RSS

Mega-qytetet po e ndryshojnë botën

Sun, Apr 25, 2010

0 Komente

Tendenca drejt shtrirjes dhe shndërrimit të qyteteve të mëdha në rajone gjigante ose në mega-qytete është gjithnjë e në rritje dhe pritet që kjo tendencë të ketë një ndikim shumë të madh edhe në popullsinë e këtyre vendeve gjatë 50 viteve të ardhshme.

Megaqytetet në botë po shndërrohen dita-ditës në megarajone, të cilat janë shtrirë mbi qindra kilometra katrorë dhe vazhdojnë çdo ditë të “gëlltisin” hapësirat përreth. Tashmë në to jetojnë rreth 100 milionë persona dhe kjo tendencë është vazhdimisht në rritje.

Demografët e konsiderojnë këtë fenomen “qyteti i pafund” dhe bëhet fjalë për një fenomen që do të jetë shumë vendimtar në zhvillimet demografike të së ardhmes së afërt, pra të 50 viteve të ardhshme. Por ndërkohë është një ndryshim që bart me vete edhe probleme jo të vogla për sa i përket mënyrës së jetesës dhe funksionimit të ekonomisë. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Virusi Zeus më i fuqishëm se kurrë

Sat, Apr 24, 2010

0 Komente

Virusi ZeusVirusi me emrin Zeus i cili vjedh të dhënat bankare të përdoruesve nga kompjuterët e të cilëve ai i infekton është më i fuqishëm se kurdoherë më parë, thonë nga Agjencia për sigurinë e internetit.

Zeus 1.6 hyn në kompjuterë nëpërmes shfletuesve më të popullarizuar të internetit Mozilla Firefox e Internet Explorer, shkruan transmetuesi britanik – BBC.

Virusi vjedh informatat në atë mënyrë që regjistron prekjet në tastierë të përdoruesve në faqet e sulmuara të internetit. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Gruaja e Gimit

Thu, Apr 15, 2010

0 Komente

Goni, Gimi dhe Genci po punonin te nje shtylle telefoni kur Gimi rreshqet, bie ne toke dhe vdes menjehere. Pasi e merr ambulanca Goni pyet Gencin se kush do i thote gruas se vet qe Gimi vdiq.
– Shkoj un, se jam i mire per kto punet sensitive – thote Genci.
Iken Genci dhe kthehet pas 2 oresh me nje arke me birra Tirana. I cuditur Goni e pyet:
– I the gruas se Gimit qe Gimi vdiq?
– Po – i thote Genci.
– Po birren ku e gjete? – pyet perseri Goni i cuditur.
– Kur i shkova te shpia i rashe deres dhe kur gruaja hapi deren e pyeta “A je ti ajo qe i vdiq burri ?”. “Jo e kam gjalle burrin me tha”, dhe un i thashe “A e veme me bast me nje arke me birra?”

Lexo artikullin e plote...

Europa dhe Italia nga Bruno Bozzetto

Tue, Feb 9, 2010

0 Komente

Një gabim i bërë nga Bruno, do duhej të ishte Europa dhe Shqiptarët.

Lexo artikullin e plote...

6 vjet që nga themelimi i Facebook

Thu, Feb 4, 2010

0 Komente

Rrjeti shoqëror në internet “Facebook”, i cili sot i mbushi gjashtë vjet, është i pranishëm në 180 vende të botës dhe ka 375 milionë shfrytëzues të regjistruar, të cilët komunikojnë në 70 gjuhë.

“Facebook” u krijua në Universitetin e Harvardit në vitin 2004.

Përhapja e shpejtë e rrjetit u bë pas heqjes së kufizimeve në vitin 2006, kur në rrjetin filluan të kenë qasje edhe vendet tjera përveç SHBA-ve.

lajmet Gjatë trazirave në Iran, për ngjarjet në këtë vend u transmetuan në botë përmes këtij rrjeti, megjithëse faqja ishte cenzuruar nga autoritetet iraniane.

Lexo artikullin e plote...

Të gjithë librat e botuar ndonjëherë do të hudhen në internet

Mon, Jan 4, 2010

0 Komente

Gjigandi i botës kompjuterike Google, ka në plan që të skanojë të gjithë librat që qarkullojnë në glob, dhe t’i ofrojë ato përmes faqes së vet në internet.

Kjo iniciativë mund të sjellë një qasje të pa hasur më parë në koleksionin e diturisë së pafund njerëzore, por ka krijuar kundërthënie të mëdha për sa i përket faktit, se kush do të përfitojë nga ky projekt. Projekti i ndërmarrë nga Google ka ngjallur kritika mes akademikëve, autorëve dhe kompanive rivale të teknologjisë së lartë, disa prej të cilave kanë kryer padi gjyqësore për ta ndalur këtë projekt, ose për ta modifikuar atë.

Një kamion që i përket kompaninës Google, ka ndaluar përpara librarisë së Universitetit të Stanfordit pranë San Franciskos , pak përpara orës 9 të mëngjesit. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Skenat e dhunës në filma të vizatuar shkaktojnë agresivitet

Sat, Dec 26, 2009

0 Komente

Skenat agresive në filmat e vizatuar, siç janë “Scooby Doo” dhe “Pokemon”, por edhe të tjerë, janë po aq të dëmshëm për fëmijët si programet televizive për të rritur, zbuloi sot hulumtimi i ekspertëve amerikanë.

Deri te ky përfundim arritën hulumtuesit e universitetit në Iowa, pas studimeve të kryera, në të cilat zbuluan se fëmijët kënaqen me karakteret e animuara. Psikologët për qëllim studimi kanë studiuar nivelin e dhunës në emisionet e njohura të fëmijëve, dhe si ndikojnë te vajzat prej 10 deri 11 vjeç. Është provuar se emisionet e bëra veçanërisht për fëmijët kanë skena më agresive se sa programet e krijuara kryesisht për të rriturit. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Krijoni blogun tuaj falas dhe fitoni lekë njëkohësisht

Fri, Dec 4, 2009

0 Komente

Blog.alBlog.al ju mundëson kujtdo të krijoj faqen e prezantimit të tij vetëm me pak hapa edhe duke gjetur pjesën më të madhe të gatshme. E gjithë faqja është punuar në gjuhën Shqipe që ti thjeshtësohet personave punimi edhe të kemi një shërbim në gjuhën tonë mëmë.

Faqja juaj personale në WordPress
Këtu keni mundësinë të krijoni një faqe tuajën personale pa pasur nevoj për një host apo pa pasur nevojën e konfigurimit të gjithçkaje. Ne jua kemi bër gati të gjitha e ju duhet vetëm të nisni punën.

Ju kontrolloni të gjitha
Në blogun tuaj jeni ju ai që vendosni për të gjitha veprimet. Mund të fshini e të krijoni si postime ashtu edhe komente. Mund të vendosni se kush mund të shikojë postime e tua. Ju jeni mbreti aty.

Fitoni lekë me anë të reklamave
Nëse dëshironi ju mund të fitoni lek me anë të blogut tuaj. Mjafton të regjistroheni tek një nga shërbimet që ofrojnë reklama edhe të vendosni kodin e tyre. Më shumë informacione në forum.

Fitoni para duke ia këshilluar shokëve
Ju mund të fitoni para duke i këshilluar Blog.AL shokëve tuaj. Në programin tonë të promovuesit ju mund të merrni pjesë edhe të fitoni thjeshtë duke reklamuar shërbimin tonë nëpër shoqërinë tuaj. (more…)

Lexo artikullin e plote...
Older Entries Newer Entries