RSS

OBSH: Virusi i gripit të derrave mund të infektojë 2 miliardë vetë

25.07.2009

Mjekësi, Shoqëri

H1N1_VirusOrganizata Botërore e Shëndetësisë thotë se virusi H1N1 i gripit të derrave mund të infektojë deri në 2 miliardë vetë gjatë dy vjetëve të ardhshëm, rreth një ndër tre vetë në botë.

Një zyrtar i lartë për agjencinë e Kombeve të Bashkuara, Keixhi Fukuda tha dje se OBSH-ja ka njoftuar deri tani vetëm raste të konfirmuara në laborator, por ato janë vetëm një fraksion i numrit të përgjithshëm i ineftimeve nga gripi i derrave. Zoti Fukuda tha se epidemia globale është ende në fazat e hershme.

Në një raport tjetër të OBSH-së thuhet se virusi është përhapur në pothuajse gjithë vendet e botës, duke shkaktuar 800 të vdekur që nga muaji prill.

Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve llogarisin se deri në 40 për qind e amerikanëve mund të preken nga gripi i derrave gjatë dy viteve të ardhshme. Nëse nuk zbulohet një vaksinë efektive për gripin e derrave, ekspertët e qeverisë amerikane thonë se deri në disa qindra mijë vetë mund të vdesin në gjithë vendin. /Voa

,