RSS

Çka po shikojnë Obama dhe Sarkozy? Foto + Video!

11.07.2009

Foto, Video, VIP & Showbiz


E shkrepur nga fotoreporteri i Reuters dhe e publikuar tashmë nëpër zeba faqet kryesore të botës, fotoja tregon presidentin amerikan, Barack Obama dhe atë francez, Nicolas Sarkozy, ndërsa zinin vend në podium për momentin zyrtar të liderëve të G8.

Po nuk është ky problemi…pasi rehatohet në vendin e caktuar, Obama kapet duke parë me sy mashkullorë të pasmet e një vajze që po ngjitet nëpër shkallë.

obama-sarkozy-vajza-video-foto

“Natyrisht nuk mund të dimë se çfarë po mendonte presidenti në atë moment, por fotoja tregon qartë se vajzat ‘janë në siklet’ bashkë me të mëdhenjtë e botës”, thuhet në një prej faqeve më të rëndësishme botërore.

Të pasmet e vajzës nuk i shpëtojnë sigurisht as syve të presidentit Sarkozy…

Shikoni videon për të parë ngjarjen reale…

Kush është ajo vajza?

Quhet Mayora Tavares, është 16 vjeçare dhe vjen nga Brazili. Së bashku me 53 të rinj dhe të reja tjera nga vendet e G8-ës është pjesëmarrëse në grupin Junior8, të cilët që prej fillimit të javës janë duke u takuar në Romë.

Ky grup përbëhet nga të rinj e të reja të moshave nga 14 deri në 17 vjeçare, të cilët po diskutojnë se si mund të përmirësohen kushtet e jetesës të fëmijëve dhe të të rinjve në mbarë botën. /Express