RSS

Nokia N86, me 8 mega-pikselë

20.02.2009

Teknologji

Siç edhe paralajmëron emri i këtij modeli multimedial, ky telefon ka kamerë prej 8 mega-pikselave dhe fuqi të tjera në këtë segment.

Edhe pse mundohet të dëshmohet vetëm për kah numri i pikselave (disa prodhues tashmë kanë modele edhe me 12 MP) N86 sjell kamerën e parë në telefon e cila posedon objektivin shumë-këndesh prej 28mm. ndërsa mbyllësi mekanik edhe më shumë e përmirëson optikën Carl Zeiss.

Për më shumë, kjo kamerë përmban ndriçues të dyfisht LED dhe autofokus. Kamera poashtu përmban edhe blend variabël, kështu që gjatë natës ju mund të bëni incizime më të mira me blend të hapur (F2,4) përkatësisht (F4,8) blend gjatë ditës.

Nokia N86 ka edhe memorie të brendshme prej 8 gigabajtëve e cila gjithashtu mund të zgjerohet përmes microSD kartelave, FM radio, Wi-Fi, GPS, dalje për TV, Nokia Maps, Ovi Store (dyqani për aplikacionet online për Symbian) dhe shumë gjëra të tjera.

Ky telefon pritet që në treg të paraqitet me një çmim të përafërt prej 375€. /Express/