RSS

Një palestinez konstruoi makinë elektrike për të hendikepuarit

24.06.2009

Kuriozitete

Një palestinez 64 vjeçar, kërkon të kapërcejë moshën e madhe dhe problemet e të lëvizurit, duke shpikur makinën elektrike, si një mënyrë për të evituar pritjet e gjata për taksi.

handikapMahmoud Muxhahed thuajse, 80 për qind vuan nga paaftësia për të lëvizur, për shkak të problemeve me gjunjët dhe ai mund të lëviz vetëm me ndihmën e patericave. 64 vjeçarit nga Hebroni i Bregut Perëndimor, u detyrua të braktiste edhe punën e tij në farmaci, për shkak të pamundësisë për të ecur. Ai ishte përpjekur të paguante për transport, por ajo kushtonte. Kështu, më në fund, burri i moshuar doli në zgjidhjen finale, atë të krijimit të një automjeti personal elektrik.


“Për shkak se nuk punoj, unë nuk kam para të paguaj për transportin, ndaj edhe mendova të mund të bëja një makinë me tre rrota. E bëra edhe pse ndoshta nuk është aq e volitshme për shkak se është e ngadaltë. Pastaj, u takova me Abdel Nasser Sultan, i tregova idenë time dhe ai më sugjeroi të bëja makinën në këtë stil, me bateri dhe përmes një sistemi kompjuterik. Unë mblodha pjesët, bateritë dhe i lidha me trupin e makinës”, tregon Mahmud Muxhahed, shpikësi i makinës elektrike.
U deshën plot 2 javë që Muxhahed të bënte makinën të punonte me një bateri 12 voltëshe, me ndihmën e një sistemi kompjuterik. Tani makina është më shumë se një makinë e zakonshme. Jo vetëm një makinë ekologjike, por ajo arrin shpejtësinë maksimale deri në 130 km në orë.
“Kjo është ndryshe nga çdo makinë tjetër, dhe nuk mendoj se dikush, ka bërë ndonjë makinë të tillë më parë. Para së gjithash, duhet të themi se është ekologjike sepse punon me bateri. Ky kompjuter ndryshon kahun e rrymës, nga DC, rrymë e drejtpërdrejtë, në AC, rrymë alternative. Punon me një motor 3 voltës. Kjo është arsyeja që ajo është e fortë; rruga për në shtëpinë time është e rrëpirët. Makinat normale mezi e përballojnë”, sqaron Mahmud Muxhahed.
Muxhahed shpreson se shpikja e tij do të adaptohet nga qeveria palestineze ose nga ndonjë kompani, për të ndihmuar njerëzit me probleme në të ecur. /Alsat-M