RSS

NASA pritet të lansojë një anije kozmike

19.10.2008

Shkencë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA pritet të lansojë sot një anije kozmike për të eksploruar pjesën më të largët të sistemit diellor.
Ibex do të lansohet në orbitën më të lartë të tokës nga Kvajalein Atoll në Pacifikun jugor. Në dy vitet e ardhshme, instrumentet e vendosura në satelit planifikojnë të masin rajonin kufitar ku era solare që buron nga dielli takohet me gazin e akullt të hapësirës ndëryjore.

Shkencëtarët shpresojnë se ky eksplorim do të ndihmojë që të mësojnë më shumë për heliosferën, për fluskat enorme rreth sistemit solar të formuara nga era solare, që mbron sistemin diellor nga radiacioni kozmik. /Alsat-M/

, ,