RSS

Name.com fut Kosovën në listën e shteteve për pagesa online


Name.comName.com, një prej kompanive lidere në tregun botëror për regjistrim të domen emrave (domain names), ka futur Kosovën në listën e shteteve për pagesa online.

Flamuri i KosovesTë gjithë personat që kanë kredit kartela të lëshuara nga bankat vendore dhe që dëshirojnë të paguajnë online tek Name.com, tani nuk kanë nevojë të zgjedhin shtetin Serbia, pasi kjo kompani tani ka shtuar në listë edhe shtetin më të ri në Europë, Kosovën.

Edhe pse aktualisht pagesat nuk mund të procesohen në mënyrë të rregullt pasi mund të ketë ndonjë gabim në sistem, gjithsesi vlen të përshendetët ky veprim i cili mund të jetë vetëm fillimi i një mundësie jashtëzakonisht te madhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kosovë.

Shpresojmë që ky veprim të ndiqet dhe kompanitë tjera, e në veqanti nga ato financiare si: PayPal, si dhe nga bankat vendore që të fillojnë t’ju mundësojnë kompanive të procesojnë pagesa online.

, , , , ,