RSS

MySpace dhe MTV bashkëpunim në fushën e reklamave në Video klipe

MySpace bëri të ditur ditën e hënë se ajo kompani dhe kompania e teknologjisë së reklamave Auditude po punojnë me Rrjetin MTV Viacom Inc për të fituar para nga video klipet që vënë në rrjet përdoruesit e saj.

Kur njerëzit përdorin MySpace, rrjetin social në pronësi të News Corp dhe postojnë videom teknologjia Auditude do të lejojë MTV-në të vërë reklama përkrah tyre.

Kjo marrëveshje e lejon MTV-në të fitojë para nga video klipet e programeve që zotëron me të drejta si për shembull “The daily shoë ëith jon Steëart”, pavarësisht nëse njerëzit që postojnë videot kanë të drejta të ligjshme për t’i shfaqur ato në internet.

“Ekziston një prirje tepër agresive e përdoruesve dhe të përmbajtjes së hapësirës të përdoruesve”, tha Jeff Berman, president i MySpace për shitjet dhe marketingun.” Në vend që ta luftojmë këtë prirje agresive do ishte mirë t’i përshtateshim.”

Berman nuk pranoi të thoshte sa të ardhura mund të fitonin MySpace, MTV dhe Auditude nga kjo marrëveshje, por e përshkroi këtë mundësi si “domethënëse”.

Marrëveshja i jep kompanisë edhe një sasi të jashtëzakonshme të dhënash mbi shikueshmërinë dhe promovimin e përmbajtjes së tyre.

, , ,