RSS

Microsoft premton version e parë të “Windows 7” gjatë muajit tetorit

Gjiganti softuerik “Microsoft” do të lansoi versionin e parë të sistemit të ardhshëm operativ “Windows 7” (që formalisht është i njohur me emrin Blackcomb and Vienna) në tetor, është bërë e ditur nga “Microsoft”-i.

Bëhet fjalë për versionin “para beta” i cili do të publikohet në konferencën informatike- PDC (Profesional Developers Conference). Takimi do të mbahet prej 27 deri më 30 tetor në Los Anxhelos.

“Microsoft” ka paralajmëruar se programi i ardhshëm operativ do të përfshijë përpari të shumë teknologjie në të gjitha nivelet.

Funksionet e reja të lidhura me postën elektronike, publikimi i fotografive dhe video montazhit nuk do të jenë në program, sepse “Microsoft” ka zgjedhur që ato t’i ofroj edhe me formën e aplikimit të “Windows live”.

Pas versionit “para beta”, “Microsoft” kah mesi i dhjetorit duhet ta publikoj edhe versionin beta 1 “Windows 7”, derisa versioni përfundimtar është planifikuar për fund të vitit 2009 apo më se voni janar 2010.

Më poshtë mund të shihni videon e parë zyrtare për Windows 7.

Më shumë informacione në lidhje me Windows 7, mund të gjeni në web faqen: windows7network.com.

, , ,