RSS

Microsoft në vendin e parë në botë për investime në shkencë dhe hulumtime

Gjiganti amerikan i softuerit “Microsoft” është kompani e cila gjatë ditëve të fundit ka investuar 5,6 miliardë euro në shkencë dhe hulumtime, që paraqet investim më të madh për këto qëllime, publikoi Komisioni Evropian.

Mes dhjetë kompanive të para ndodhen edhe tre firma nga BE-ja. Sipas konstatimeve të Qeverisë evropiane, sipas tempos së rritjes të investimeve në firmat e veçanta për hulumtim dhe zhvillim të BE-së së pari herë gjatë pesë viteve të fundit kanë prekur SHBA-në. Kurse në SHBA këto investime janë rritur në shkallë prej 8,6 për qind, në BE kjo ka arritur në 8,8 për qind.

Firmat amerikane, megjithatë, ndodhen në kulmin e kësaj liste. Pas “Microsoftit” vjen prodhuesi i automobilave “General motors”, pastaj vjen indrustira e farmacisë “Frajzer”. Edhe dy frima amerikane ndodhen mes dhjetë të parave, dhe atë edhe një gjigant i industrisë automobilistike “Xhonson dhe Xhonson” dhe “Ford”.

Investitori më i madh i shkencës dhe hulumtimit mes vendve të BE-së është prodhuesi finlandez i aparateve të komunikimit “Nokia”, e cila ndodhet në vendin e pestë. Pas saj ndodhen dy prodhues gjermanë të automobilave “Wolfsvagen” në vendin e nëntë dhe “Dajmler” në vendin e dhjetë.

Investime më të mëdha ngjatë viteve të fundit janë përqëndruar në sektorin energjetik.

“Investimet në shkencë dhe hulumtim në BE më së shumti i rrisin kompanitë energjetike, të cilat në këtë mënyrë përqëndrohen të rrisin efikasitetin dhe shfrytëzimin e burimeve të kufizuara”, sqaroi komisari evropian për shkencë dhe hulumtim Janez Potoçnik. /MIA/

, ,