RSS

Michael Jackson vdiq në vitin 2007, kështu thotë Google


Ditën kur vdiq Michael Jackson, Interneti u vërsul nga miliona vizitor në të njëjten kohë duke shkaktuar një kaos të vërtetë në komunikacionin e të dhënave dhe duke bllokuar disa nga faqët më të mëdha të internetit.  Ky nuk është dhe ndonjë lajm i madhë, pasi këto gjëra mund të ndodhin, por lajmi interesant vjen kur ditën e djeshme në top rezultatet e Google është shfaqur rezultati siq e shikoni dhe në foto, i cili thotë se Michael Jackson vdiq në vitin 2007.

googlemichaeljackson

Këtu nuk bëhët fjalë për asnjë gabim në të dhëna, pasi në të vërtetë  Michael Jackson ka vdekur në vitin 2007, por jo mbreti i popit Michael Jackson që e njohim të gjithë, por një shkrimtar i cili mbante të njëjtin emër më mbretin e popit që e adhuronte bota.

Google zakonisht merr rezultate relevante nga  Wikipedia dhe i shfaqë ato në krye të rezultateve të nxjerra, por kësaj radhe rezultatet u shfaqën pa menduar se vdekja e fundit ishte me relevante se sa ajo që kishte ndodhë para dy viteve.

Ky gabim në relevancën e informacioneve është rregulluar tani, por kjo tregon se algoritmi që përdor Google për radhitjen e rezultatëve të kërkimit nuk është në gjëndje që gjithmonë të na shfaqë rezultatet më relevante të mundshme.  Ky problem më siguri do të jetë një prej sfidave të ardhshme të inxhinierëve të Google.

, ,